Zgjedhjet lokale 2017

Vetëvendosjes i ikën edhe një anëtar

Vetëvendosjes i ikën edhe një anëtar
12 tetor 2017 • 11 : 21

Kandidati për anëtar të Kuvendit të Komunës së Klinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shkëlzim Berisha, zyrtarisht e ka braktisur "Vetëvendosjen" dhe i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë.

Berisha i cili vite të tëra ka punuar në Itali dhe ka dhënë një kontribut të madh për vendin, ka qenë anëtar i PDK-së vite me radhë. 

Ai kishte kaluar në LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Unë e falënderoj kryetarin e Komunës së Klinës Sokol Bashota për gjithë punën që ka bërë dhe po bën në të mirë të qytetarëve.  Isha në VV, por aty nuk munda ta gjejë vetën. Në LVV shkova për një motiv të thjeshtë ngase një i afërm i imi ishte kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Isha edhe në listë për kandidat për Kuvend të Komunës për zgjedhjet lokale. Thjesht nuk e gjeta vetën aty”, ka thënë Berisha i cili i ka bërë thirrje elektoratit të votohet PDK-ja dhe kandidati Sokol Bashota për kryetar Komune. 

Mirëseardhje për rikthim në parti, Berishës i ka uruar kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota.

“Shkelzimi duke mos mundur ta gjejë vetën në VV, sot po rikthehet në familjen e vet në Partinë Demokratike me besimin më të madh se do të jep kontributin e tij në aktivitetet tona për zgjedhjet lokale të cilat janë shumë të rëndësishme”, tha Bashota i cili falënderoi Berishën për besimin në PDK.

Image

Image

 

© zëri.info