Surdulli: Fitorja është e padyshimtë për LDK-në në Kamenicë

Zgjedhjet lokale 2017 October 11, 2017 - 22:11

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, në debatin me kandidatët e tjerë për kryetar të kësaj komune në Magazinën Lokale në Klan Kosova, ka thënë se fitorja e LDK-së në Kamenicë do të jetë e padyshimtë, pasi qytetarët e kanë parë se LDK në të kaluarën ka qeverisur shumë më mirë sesa Partia Demokratike e Kosovës në mandatin që po përfundon.

“Fitorja është e padyshimtë. Arsyeja është se qytetarët e kanë bërë krahasimin se si ne e kemi udhëhequr komunën dhe si është udhëhequr nga qeverisja e kaluar”, pohoi Surdulli, njofton Klan Kosova.

“Ne do të punojmë në shërbime shëndetësore më të mirë, ku ambulanca do të punojë 24 orë, ndërsa do të funksionalizohet reparti i gjinekologjisë dhe do të hapim një repart të emergjencës”.

“Do bëjmë asfaltimin dhe ndriçimin e të gjitha rrugëve lokale, ndërsa në Malësi rrugët do t’i mirëmbajmë gjatë gjithë kohës”.

“Komuna ka ra në nivel shumë të dobët dhe të gjitha raportet kanë vlerësuar se Kamenica është e fundit, apo e parafundit për nga menaxhimi dhe shfrytëzimi i resurseve që i ka”.

Të rekomanduara