Zgjedhjet lokale 2017

Limaj: Qeveria Haradinaj ka ndryshuar dinamikën e punës

 Limaj: Qeveria Haradinaj ka ndryshuar dinamikën e punës
11 tetor 2017 • 21 : 10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se objektivat e qeverisë Haradinajt, janë çështje të mbetura nga ekzekutivi i kaluar të cilat duhet të përfundohen brenda afateve të parapara.

Sipas tij, shumë projektligje të mbetura nga Qeveria Mustafa do të përfundohen shpejtë m e të përfunduar zgjedhjet lokale.

Ai tha se me qeverinë Haradinaj është ndryshuar dinamika e punës .

Limaj tha se kjo qeveri ka dhënë sinjale se do të jetë shumë e hapur për qytetarët e Kosovës dhe se do të realizojë premtimet e dhen a sipas programit të qeverisë që tashmë është prezantuar në Kuvend.

“S’ka më probleme në tavolinë, por ne do t’iu qasemi gjithsecilit problem në mënyrën më serioze Ne do t’i qasemi problemeve në mënyrën më serioze dhe nuk do t’i lëmë aty mb i tavolinë”, tha Limaj në RTK.

Ai u shfaq optimist se edhe gjendja në arsimin e Kosovës do të ndryshojë pozitivisht, sikurse beson se gjendja do të përmirësohet edhe në KEK. Problemet e adresuara , tha ai do të zgjidhën.

I pyetur rreth vizitës së tj në Leposaviq, ai tha se qytetarët e atjeshëm ndjenjë mungesën e dorës së shtetit, duke vënë në pah se kërkesat e tyre janë minimaliste.

“Ne duam që dora e shtetit të ndihet çdo kund dhe në çdo cep të Kosovës”, tha  Limaj, duke përmendur se qytetarët e atjeshëm  kanë përmendur çështjen  e transportit të fëmijëve në shkolla..Ata gjithashtu nuk kanë përfituar nga grandët që ka ndarë shteti.

© zëri.info