Kodra e Trimave përkrahë Selim Pacollin

Zgjedhjet lokale 2017 October 02, 2017 - 22:40

Në takimin me qytetarë të shumtë të Kodrës së Trimave, kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik dhe infrastruktuor të kësaj lagje. 

Pacolli para qytetarëve premtoi se programi i tij për këtë lagje do ta ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetësës dhe përspektivën për të rintjë. 

Gjatë prezantimit dhe bashkëbisedimit me qytetarët e kësaj lagje, Pacolli përmendi mungesën e Shkollës së Mesme, për të cilen premtoi se do të ndërtohet gjatë mandatit të tij, përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore publike, dhe urbanizmin e plotë të kësaj lagje e cila është lënë pas dore gjatë gjithë qeverisjeve të kaluara. 

Pacolli shpalos programin e tij për zhvillim ekonomik dhe urban në Kodrën e Trimave

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, në takim me qytetarët e Kodrës së Trimave shpalosi programin e tij për zhvillimin ekonomik dhe urban të Kodrës së Trimave. 

Në fjalimin e tij, Pacolli u zotua se është koha e fundit që zhvillimi dhe rritja e qytetit të jetë më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse.

Kandidati për Prishtinë premtoi që kjo lagje duhet ta ketë Shkollën e saj të Mesme, do të këtë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes duke përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme, dhe vecanërisht në krijimin e një perspektive për të rinjët.

Pacolli premtoi  se programi i tij është platformë konkrete për zhvillim, investime në infrastrukturë dhe përmirësim të shërbimeve, dhe për përkrahje të kategorive sociale të kësaj lagjeje.

Duke ju referuar qeverisjeve të kaluara, Pacolli tha se qytetarët janë të lodhur me premtime të pa realizuara, dhe se kjo lagje e ka vuajtuar shumë neglizhencën e qeverisjeve përjashtuese.

 

Të rekomanduara