Ermeni: Fokus do të jetë sektori privat

Zgjedhjet lokale 2017 October 02, 2017 - 22:22

Kandidati për Kryetar të Gjakovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Ermeni, ka thënë se programi i tyre fokus do ta ketë sektorin privat.

“Platformë të zhvillimit ekonomik lokal që u ofron qytetarëve të Gjakovës një qeverisje të orientuar drejt zvogëlimit të papunësisë përmes aktivizimit të potencialeve në rritje ekonomike”, tha Ermeni në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.

Sipas Ermenit, ky program krijon mundësi për investime të reja, si dhe përmirëson e avancon qeverisjen lokale në fushën e ekonomisë.

Punë e parë dhe me shumë prioritet ai thotë se do të jetë hartimi i një plani zhvillimor komunal.

“Shtyllat kryesore të qeverisje sonë janë zhvillimi ekonomik, bujqësia, zhvillimi rural, dhe arsimi e infrastruktura”, përfundoi ai.

Të rekomanduara