Gjini akuzon Kusari-Lilën për ndarjet fshat-qytet në Gjakovë

Zgjedhjet lokale 2017 October 02, 2017 - 22:04

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka akuzuar Mimoza Kusari-Lilën e cila udhëhoqi me komunën 4 vjetët e kaluara, për ndarjen fshat-qytet.

"Njerëzit në zemër janë bashkë po ata që i kanë nda njerëzit janë veprimet e gabueshme politike. I kanë nda njerëzit, kanë kriju ksenofobi të panevojshme”, tha Gjini në Klan Kosova.

Një gjë e tillë është mohuar nga Kusari-Lila. Thotë se në Gjakovë nuk ka ndarje dhe kjo nuk është ushqyer gjatë 4 viteve të udhëheqjes së saj.


 

Të rekomanduara