Totaj takon studentët: Bursa më shumë dhe falas transport urban të qytetit

Zgjedhjet lokale 2017 October 02, 2017 - 21:51

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj ka zhvilluar një takim me studentë të Universitetit të Prizrenit të cilët i ka njoftuar me programin e tij për katër vitet e ardhshme.

Totaj ka thënë se do të ketë një kujdes të shtuar për të rinjtë e vecmas studentët duke ofruar një sërë politikash të reja sikurse bursa më shumë dhe transport publik falas për ta.

Përmes Fondit për Zhvillimin e Qytetit prej 2 milionë eurosh, Totaj ka thënë se do të mbështeten projektet e reja inovative vecmas nga të rinjtë dhe gratë.

“Sot prezantova programin për studentët gjatë një takimi me shumë të rinjë e të reja që po vijojnë studimet në Universitetin e Prizrenit. Premtova më shumë kushte studimi, më shumë bursa, transport publik falas dhe qasje të lehtë në Fondin e Punësimit”.

 

Të rekomanduara