Gjini-Kusari Lilës: Je inferiore ndaj meje

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 23:29

Me akuza dhe kundër akuza është zhvilluar debati ndërmjet kandidatëve për kryetar të komunës së Gjakovës në RTK.Akuzave për keqqeverisje të AAK-së në këtë komunë deri në vitin 2013 të bëra nga kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila i është përgjigjur kandidati I AAK-së Ardian Gjini duke I thënë se ajo është inferiore ndaj tij pasi nuk po prezenton asnjë plan por tërë kohës po flet për qeverisjen deri në vitin 2013.

“Është me të ardhur keq që Mimoza Kusari Lila po dëshiron të kthejë psikozen e 2013 kjo tregon inforioritet ndaj meje dhe për të arsyetuar mospunën e saj.

Me pas bo diçka me pas plan qeverisës të vetin nuk ishte marrë me vitin 2013” i ka thënë Gjini- Kusari Lilës.
Duke iu përgjigjur akuzave për ekipin e tij ai tha se ndjehet krenar që ka pas vetes kryeministrin Haradinaj dhe se më të mburret tërë Kosovë përveç Mimoza Kusari Lilës.Kandidati i AAK-së tha se i vjen keq për gjuhën përçarëse që ka përdorur Kusari Lila duke I propozuar asaj që është e denjë për debat me Agim Bahtirin, kandidatin e Mitrovicës.

Ndërkaq Kusari Lila tha se AAK-ja po shantazhon njerëzit në komunën e Gjakovës me statusin e veteranit të UÇK-së. Por Gjini e quajti këtë akuzë si shpifje.

“Ju keni shpërndarë fletushka shtëpi në shtëpi duke ngjallur përçarje fshat-qytet dhe të jesh e sigurt se edhe ata njerëz që të votojnë e dinë që nuk po flet të vërtetat” ka thënë më tutje Gjini/