Ahmeti thotë se Abrashi ia fut kot për investimet 1.2 miliardë: LDK-ja për 14 vjet nuk investoi as 800 milionë euro (VIDEO)

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 23:09

Kryetar aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur premtimin e Arban Abrashit për investime 1.2 miliardë euro, gjuajte numrash.

Madje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë shifër nuk e ka arritur as për 14 vjet qeverisje, e aq më pak ta bëjë për katër.

“Për 14 vjet LDK-ja nuk ka investuar as 800 milionë, e lëre më të arrijë vlera prej 1.2 miliardë euro. Lehtë është veç të gjuhen numra pa i shpjeguar”.

<