Abrashi: Prishtinës do t’ia kthejmë imazhin e humbur për katër vitet e fundit

Zgjedhjet 2017 November 13, 2017 - 21:56

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka treguar shkurtimisht disa prej arsyeje se pse duhet votuar atë para kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Katër vitet e fundit kanë qenë katër vite të humbura për Prishtinën”.

“Janë bërë dëme të mëdha financiare dhe nuk ka pasur vullnet për projekte në infrastrukturë”, ka thënë Abrashi në debatin në Klan Kosova.

“Kërkoj mandatin për punët e mira që duhet të ndodhin. Fillojmë me planin tonë për fondin e punësimit, uljen e tatimit në pronë, të fillojmë me projekte infrastrukturore, ndërtimi i shkollave, salla koncertale etj”, është shprehur ai.

“Prishtinës do t’ia kthejmë imazhin që e ka humbur në katër vitet e fundit”.

Ai ka thënë se do të investojnë në  sport dhe kulturë.

“Ne synojmë që të investojmë në zonën e Gollakut me anë të së cilës synojmë të rrisim numrin e të punësuarve”, ka thënë Abrashi.