Abazi thotë se koalicioni VV-AKR në Prishtinë i pamenduar mirë, por ja çka thotë për koalicionin LDK-AAK

Zgjedhjet 2017 November 12, 2017 - 14:14

Analisti politik, Haki Abazi ka komentuar koalicionet e arritura mes VV e AKR dhe LDK e AAK në Prishtinë.Abazi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”, ka thënë se kryetari i VV ka humbur katër vite me justifikime për mos përparim dhe koalicioni i nënshkruar me AKR, sipas tij nuk është i menduar mirë.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR sipas tij ka qenë më i pritshëm për shkak të qëndrimit të djathtë në spektrin politik.

“Gara për Prishtinën, e menduar apo e rastësishme është një garë përcaktuese e drejtimit të kryeqytetit.Nga mandati i kaluar është parë që roli partisë është determinant dhe assesi nuk është vetëm kryetari ai që mundet të jap drejtim zhvillimit sidomos kur kryetari nuk është karakter i fortë dhe i determinuar për agjende zhvillimore.Kryetari dhe VV kanë humbur katër vite me justifikime për mos përparim dhe tani ka nënshkruar një koalicion që prapë nuk është i menduar mirë”, ka deklaruar Abazi, përcjell Gazeta Blic.

“Ajo që ka mund të quhet pozicion principjel për mosdhënien e koalicioneve në mandatin e kaluar me partitë dhe me akuzat për LDK tani në koalicionin VV-AKR është treguar se nuk ka qenë në fakt pozicion principesh e as politike e menduar mirë”, tha ai. Ai më tej ka folur edhe për Rrahim Pacollin për të cilin ka thënë se është njeri i afërt me PDK dhe përfitues.

Sipas Abazit elektorati i AKR-së është joreal dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vota e atyre që votuan AKR në raundin e parë do të jetë pasive ose e shpërndarë.

“E para Rrahim Pacolli me të cilin si duket është negociuar marrëveshja është bashkëpunëtorë i PDK dhe përfitues nga sigurimet dhe kartonët e gjelbër për diasporën që e bën pikërisht elektoratin e VV të mos votojë për një koalicion të tillë dhe anën tjetër kemi të bëjmë me një elektorat joreal që ka marrë AKR në Prishtinë në raundin e parë dhe në raundin e dytë ky elektorat do të jetë ose pasiv ose do të jetë i shpërndarë pikërisht për faktin që AKR nuk ka pozicion në politikat sociale dhe kryesisht është me afër me një pjesë të elektoratit të LDK që janë ndërtuesit dhe sektori privat”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Blic.

Abazi ka thënë se më i pritshëm ka qenë koalicioni mes LDK-AAK për shkak të qëndrimit të djathtë.Analist politik ka thënë se përderisa AAK është në qeverinë qendrore dhe gjithashtu një fitore në Prishtinë e këtij koalicioni mund të krijojë një qëndrueshmëri edhe në nivelin qendrore sidomos në turbullirat mundshme që po priten për shkak të Gjykatës Speciale.

“Përfundimisht koalicioni LDK-AAK është shumë më i pritshëm për shkak të qëndrimit të djathtë në spektrin politik dhe natyrisht që do të krijonte një epërsi përderisa AAK është në qeverinë qendrore dhe gjithashtu një fitore në Prishtinë e këtij koalicioni mund të krijojë një qëndrueshmëri edhe në nivelin qendrore sidomos në turbullirat mundshme që po priten për shkak të Gjykatës Speciale dhe mundësisë që ky proces të bëjë riorganizimin e përgjithshëm në nivel të ndryshme politikë dhe përfaqësuese”, ka përfunduar ai.Kujtojmë se Shpend Ahmeti do të përballet me kandidatin e LDK-së Arban Abrashi në raundin e dytë me 19 nëntor.