Sejdiu ia zbulon Mustafës marrëveshjen me PDK-në?

Zgjedhjet 2017 September 28, 2017 - 19:08

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje, po pretendon se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka një marrëveshje të nivelit lokal pothuajse për më shumë se tre vjet me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një status të publikuar në facebook, Sejdiu madje kërkon llogari nga i pari i LDK-së që të shpalos tek qytetarët një marrëveshje të tillë me PDK-në, pasi sipas tij këto dy subjekte janë ‘’kundërshtarë të përbetuar’’ por bashkëpunëtorë në zhvatje e korrupsion, transmeton Klan Kosova.

”Si duket Isa Mustafa beson fuqishem qe fitorja e jone ne Prishtine ishte pasoje e nje koalicioni te fshehur me PDK. Ne fakt, nuk e spjegon si ndodhi qe ne raundin e dyte kishte plote 3,000 vota me pak se ne raundin e pare.
Tutje, Isa Mustafa le te tregoj cila eshte marreveshja qe LDK ka ne nivel lokal me PDK tash e 3 vite, e qe besa kjo marreveshje edhe pas prishjes se koalicionit te tyre ne nivel qendror, ende vazhdon ne Kuvendin Komunal. Qytetari ia kallxoj vendin Isa Mustafes edhe ne vitin 2013, edhe ne qershor te ketij viti. Koalicioni LDK-PDK ne Prishtine eshte edhe aktual, edhe i kordinuar, kete e vertetuan edhe Kadri Veseli e Lirak Celaj ne bashkebisedim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal te Prishtines, nga rradhet e LDK. Levizja ne zgjedhjet e Qershorit fitoi 40 mije vota ne Prishtine dhe eshte ne rruge te mbare qe t’i vendos ne koshin e plehrave te historise lideret e PDK-LDK, “kundershtaret e perbetuar” gjate fushatave, por bashkepuntoret ne zhvatje , korrupsion e bllokade gjate cdo mandati qe dy dekada. Rruga perpara eshte e qarte per qytetaret e kryeqytetit, Shpend Ahmeti me Kuvend Komunal qe nuk e bllokon”.