Kjo është pasuria e Daut Haradinajt

Zgjedhjet 2017 June 14, 2017 - 16:36

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë publike pasurinë e Daut Haradinajt.

Haradinaj, ka pasuri të paluajtshme dy shtëpi banimi me vlerë rreth 400.000 euro

Kurse, nga pasuri e luajtshme posedon veturë me vlerë 10 mijë euro; veturë tjetër që e posedon bashkëshortja me vlerë 435.27 euro; dhe, gjësende të ndryshme personale ku futen dhuratat e ndryshme të pranuara nga Daut Haradinaj – që kanë vlerën e 16.500 euro.

Para të gatshme të deponuara në bankë, Daut Haradinaj ka 7.457.00.

Ai ka huazuar para nga familja për blerjen e shtëpisë me vlerë 30.000.00 euro, ndërsa ka borxh edhe në “Marigona Residenc” që duhet t’i paguaj për 31 muaj nga 10.000.00 euro.

Për të parë gjithë pasurin e Daut Haradinajt kliko KETU: