Pse e humbi LDK-ja Anomoravën?

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 18:31

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për humbjen e shumë votave të LDK-së në Anomaravë, që ndryshe njihej edhe si bastion i kësaj partie.

Haziri në Info Magazine ka treguar se a mund të jetë ai “fajtori” për këtë.

“Mbështetja në zgjedhjet ku jam unë është dëshmitar karshi PDK-së, do të dëshmohet edhe në zgjedhjen e ardhshme edhe karshi Vetëvendosjes”.

“Ka një lloj pakënaqësie për moskandidimin tim, mund të jetë dëshpërim, lidhet me emrin tim dhe LDK-në patjetër”.

Ai ka thënë poashtu se tashmë mbetët në duart e presidentit Hashim Thaçi nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, në mos të konstituimit të Kuvendit nga mandatari i parë.

“Nëse nuk arrijmë të konstituojmë Kuvendin, vendi do të shkojë në zgjedhje të tjera”.

“Jam i lumtur që në Kosovë shumicën shqiptare e ka LDK-ja dhe Vetëvendosja, kemi 60 deputetë së bashku”.

“Rruga që jep Gjykata Kushtetuese, PDK merr mandatin e më pas nëse ata nuk arrijnë të formojnë Qeverinë, është në duart e Thaçit që vendos në diskrecion nëse ia jap mandatin të dytit ose e çon vendin në zgjedhje”.