LVV-ja thotë se femra me e votuar në Gjilan është Besa Baftiu

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 18:26

Lëvizja Vetëvendosje  ka arritur që të renditet si partia e parë në komunën e Gjilanit.

Sipas statistikave të KQZ-së raportohet se LVV në Gjilan ka marrë 17.133 ose 41,73%

Përderisa në media u raportua se femra më e votuar në Gjilan është Lirie Kajtazi me 4626 vota, në fakt si duket, një tjetër kandidatë femër ka marr më shumë vota.

Bëhet fjalë për Besa Baftiun, nga Lëvizja Vetëvendosje

Nga LVV-ja në Gjilan për “Zëri.info”, është konfirmuar së në fakt femra më e votuar në Gjilan është Besa Baftiu e cila ka marr hiç më pak se 7239 vota.

Image