E pabesueshme: LDK nuk ka marrë asnjë votë në këtë qendër të votimit në Prishtinë (Dokument)

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 16:11

E pabesueshme por e vërtetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk ka arritur të marrë asnjë votë në një qendër të vendvotimit në shkollën fillore “Naim Frashri” në Prishtinë, shkruan ORAinfo.

Në këtë qendër të votimit është shpallur rezultati për 394 vota të vlefshme, nga të cilat më e votuara është dalë Lëvizja Vetëvendosje me gjithsejtë 43.40% të votave.

Në listën e shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve nga KQZ, shihet se në këtë qendër të votimit LDK ka marrë zero vota.

Por, dikush po dyshon se ky rezultat nuk është real.

Një votues i LDK-së i cili ka dashur të mbetët anonim ka thënë se ka votuar për LDK-në pikërisht në qendrën e votimit ku LDK ka dalë më zero vota.

“Unë kam votuar për LDK-në pikërisht në qendrën e votimit 1914E/04D dhe bash në atë qendër nuk ka dalë asnjë votë për LDK-në, këtu po shihet ashiqare se ka pasur manipulime”, ka thënë ky votues.

Në anën tjetër në LDK kanë thënë se janë duke analizuar votimin në atë qendër të votimit duke mos përjashtuar mundësinë e bërjes së ndonjë ankese për atë qendër. 

Image