Anamorava i takon 'Vetëvendosjes'

Zgjedhjet 2017 June 13, 2017 - 14:47

Komunat e Anamoravës(Gjilani, Vitia, Kamenica) tashmë i takojnë lëvizjes “Vetëvendosje”. Ky subjekt politik në Gjilan ka mundur nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, ku ka fituar rreth 42 për qind të votave, derisa LDK nuk ka fituar më shumë se 27.5% të votave, shkruan portali Zeri.info.

Edhe në Komunën e Vitisë lëvizja “Vetëvendosje” prin me vota, duke marrë mbi 37 për qind të votave, derisa LDK që udhëheq me këtë Komunë ka marrë 34.6 % të votave. Ndërsa në Komunën e Kamenicës lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar 38.6 për qind të votave, derisa PDK që udhëheq më këtë Komunë i ka fituar vetëm 24.5 për qind të votave.

Përndryshe, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit LVV ka dalë partia e dytë më e votuar në vend, pas koalicioni PDK-AAK-NISMA, ndërsa LDK në koalicion me AKR-në kanë mbetur të tretit në listë./ Zëri