Sa vota humbi PAN, sa LAA e sa i fitoi LVV?

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 14:38

Në bazë të rreth 98 për qind të votave të numëruara nga KQZ nga zgjedhjet e së dielës, koalicioni PAN(PDK-AAK-NISMA) ka arritur t’i fitojë rreth 235 mijë vota, apo rreth 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 që i kishin fituar veç e veç, raporton portali “Zeri.info”.

Koalicioni LAA(LDK-AKR-Alternativa) në këto zgjedhje ka arritur t’i fitoj mbi 176 mijë vota, derisa LDK dhe AKR në zgjedhjet e 2014 kishin fituar rreth 220 mijë vota, apo rreth 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 11 qershorit. Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” sipas votave të numëruara deri më tani i ka fituar mbi 185 mijë vota, rreth 90 mijë vota më shumë se në vitin 2014./Zëri