Edhe 3 % dhe përmbyllet rezultati

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 14:30

Vetëm edhe 3 % të votave kanë mbetur pa u numëruar, përderisa 97% të tyre tashmë janë llogaritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton zeri.info.

Sipas këtij rezultati koalicioni PAN është ranguar i pari, me 34.20%, përderisa Vetëvendosje ka dalë e dyta me 27.06%.

Ndërkohë, ai që ka pësuar më së shumti nga ky rezultat është koalicioni LDK-AKR-Alternativa, i cili ka arritur të marrë vetëm 25. 77% të votave, duke u radhitur kështu në pozitën e tretë. /Zeri