Ja sa deputetë do ti kenë partitë politike

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 14:13

Bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë një llogaritje e cila tregon shpërndarjen e ulëseve për legjislaturën e gjashtë me radhë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas, Albert Krasnqit, hulumtues në KDI koalicionit PDK- AAK –NISMA i takojnë 39 ulëse. Derisa partia e dytë fituese, Lëvizja Vetëvendosje  do ketë gjithsej 31 deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Në anën tjetër, koalicioni LDK – AKR – Alternativa në bazë të votave që ka marrë ka arritur të sigurojë 30 ulëse në kuvend. Kurse, 20 vendë në kuvend do i zënë komunitetet. Zëri