Vetëvendosje thyen bastionin e LDK-së

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 13:40

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur rezultat të thellë në disa komuna, me ç’rast ka dalë e para edhe në Komunën e Fushë Kosovës, raporton Zeri.info.

Me këtë rast, VV ka thyer një ndër bastionet më të fuqishme të LDK-së, parti kjo e cila ka kominuar aty që nga paslufta.

Pas numërimit të votave nga KQZ në këtë komunë, Vetëvendosje është radhitur si partia e parë, me 34.57% të votave, duke lënë LDK-në me 33.83%.

Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës ka arritur ta dyfishojë rezultatin dhe të dalë e parë jo vetëm në Fushë Kosovë, porn ë disa komuna, siç është Kaçaniku e Ferizaji./Zëri

Image