Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë!

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 11:29

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se pas zgjedhjeve të parakohëshme të së dielës në Kosovë, sot gjithë vendi është zgjuar me shpresë.

Në një dedikim falënderues, përmes një statusi të llogarisë së tij në facebook, Ahmeti ka thënë se Prishtina iu priu ndryshimeve para katër vjetëve e po vazhdon ta mbështes Vetëvendosjen përsëri për një rritje kaq të madhe që ajo ka siguruar pas procesit zgjedhor të djeshëm, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë ja falënderimi i tij i plotë dedikuar simpatizantëve të VV-së:

”Sot Kosova zgjohet me shpresë!

Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.

Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.

Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Vetëm me dashni për vendin ka përparim”, përfundon Ahmeti.