PAN nis festën në 'Skënderbe'

Zgjedhjet 2017 June 12, 2017 - 00:03

Koalicioni PDK-AAK-Nisma tashmë ka nisur festën e fitores, në sheshin "Skënderbe", në Prishtinë, raporton zeri.info.

Ndonëse rezultati përfundimtar ende  nuk është publikuar nga KQZ, drejtues të PAN-it tashmë kanë shpaluar fitoren.

Me këtë rast, një numër i madh i qytetarëve tashmë janë mbledhur në shesh. Ndërkaq, në shenjë fitoreje aktualisht janë parë edhe shumë vetura më kryeqytet, duke valëvitur flamuj të PDK-së dhe duke i rënë borisë pandërprerë. /Zeri

Image