Havolli: LDK i hapë dyert Kosovës jashtë vendit, koalicioni i territ e la Kosovën në terr

Zgjedhjet 2017 June 02, 2017 - 13:53

LDK siguron miqësi dhe përfaqësim të denjë në vendet përendimore

Kosovën e vizitoi z. Joseph Daul, President i Partive Popullore Evropiane anëtar i së cilës është edhe LDK. Vizita e Joseph Daul, por po ashtu edhe dhjetëra vizita të nivelit më të lartë Qeveritar nga LDK-ja janë zhvilluar në këto vite duke përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Slloveni, Spanjë e shumë vende tjera të rëndësishme.

“LDK i hapë rrugë Kosovës me vendet e botës demokratike dhe qeverisjen nga LDK e presin dhe e vizotjnë si të barabartë”, ka thënë Havolli.

“Koalicioni i territ, do ta lë Kosovën në terr, qytetarët në terr, sepse vetëm terri u konvenon. Nuk do mundësojnë që Kosova të përfaqësohet në mënyrë të denjë jashtë vendit”, thotë Havolli.

Sokol Havolli është kandidat i LDK-së për deputet dhe mban numrin 101.