Hoti: Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 13:13

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit.

Ai ka thënë se Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë.

”Gjithë fëmijëve të Kosovës dhe mbarë botës urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë. Perspektiva për të rinj dhe fëmijë është prioritet absolut i Qeverisë që do ta drejtoj. Do ta funksionalizojmë Programin Kombëtar për Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme dhe do të krijojmë hapësira në fshatra e qytete për arsimin parashkollor për të gjithë fëmijët e moshës 3-6 vjeç.”