Artisti i njohur, i bashkohet Nismës (Foto)

Zgjedhjet 2017 June 01, 2017 - 13:06

Në një konferencë për medie, ku është prezantuar edhe aderimi i Veli Sahitit, bashkë me një grup intelektualësh nga Ferizaj, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nismës po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore, historike dhe intelektuale të vendit tonë.

"Sot kam kënaqësinë personale, që njeriu i kulturës, i artit dhe muzikës, Veli Sahiti, nga sot po i bashkohet subjektit tonë politik, NISMA për Kosovën"

Limaj gjate konferencës tha se z. Sahiti do ta ketë mbështetjen time të plotë në rrugëtim e përbashkët me Nismën për Kosovën.

Artisi i njohur, z. Veli Sahiti, tha se jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Nismës. Jam këtu sot në mënyrë që me gjithë përvojën time në muzikë dhe kulturë në përgjithësi, tani e tutje të mund të kontribuoj edhe në subjektin politik NISMA.

Në këtë konferencë foli edhe koordinatori i degës së Nismës në Ferizaj, z. Besnik Berisha, ku tha se ekipës së Nismës në Ferizaj, po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha po thuajse në çdo fushë jetësore, njofton Nisma për Kosovën!