Zërat
Jahja Lluka
Jahja
Lluka

30 Gushti shënon ditën e personave të zhdukur në botë

Zërat August 30, 2018 - 17:03
Lexo detajet

Gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi kishte 40,000 persona, përfshirë 30,000 vetëm për Bosnje-Hercegovinën, 65,000 në Kolumbi, 60,000 në Siri dhe gjithashtu në vende të tjera si Kashmiri, Nepali, Uganda dhe vende të tjera. Ndërsa ende shqyrtohen 150,000 profile biologjike, nga cunami në Tajlandë, nga Uragani Katrina, nga konflikti i Bosnjes, nga Iraku, Afrika e Jugut, Kili dhe Libia.
Ndërsa në Kosovë figurojnë të zhdukur 1,648 nga lufta e fundit.
Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, (ICMP) është themeluar me iniciativën e Presidentit BillClinton,pas luftës në ish- Jugosllavi, ka identifikuar më shumë se 22,000 persona të pagjetur në Bosnje-Hercegovinë,
Që nga viti 2003, kur dërgoi një mision të parë në Irak, organizata e ka shtrirë gradualisht fushën e veprimit dhe tani punon për të gjithë personat e zhdukur, qofshin ato viktima të luftës, fatkeqësive natyrore apo trafikimit të qenieve njerëzore. Në dhjetor 2014, statuti i Komisionit ndryshoi nga një shoqatë në një institucion nëpërmjet një traktati të nënshkruar nga nëntë shtete, duke i lejuar asaj të miratojë një strategji globale
Sipas KathryneBomberger nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, (ICMP),ende nuk ka një shifër definitive globale për personat e zhdukur në botë.
Gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi kishte 40,000 persona, përfshirë 30,000 vetëm për Bosnje-Hercegovinën, 65,000 në Kolumbi, 60,000 në Siri dhe gjithashtu në vende të tjera si Kashmiri, Nepali, Uganda dhe vende të tjera. Ndërsa ende shqyrtohen  150,000 profile biologjike, nga cunami në Tajlandë, nga Uragani Katrina, nga konflikti i Bosnjes, nga Iraku, Afrika e Jugut, Kili dhe Libia.
Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga konflikti në Bosnjë situata ende ka mbetur e pazgjidhur edhe pse ekzistojnë mjetet dhe statusi ligjore për tu marrë me çështjen e personave të zhdukur.
Bomberger thekson se numri i  madh i personave të zhdukur përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e shteteve. “Nëse keni një numër të madh personash të pagjetur, veçanërisht kur njerëzit janë zhdukur me forcë nga aktorët e Shtetit dhe ata individë janë ende në pushtet kur përfundon konflikti, ju keni një hendek të madh midis të mbijetuarve dhe Shteteve. Kjo mund të adresohet vetëm nga shtetet që marrin përgjegjësi. 
Nëse jo, viktimat dhe shoqëria e lënë pas nuk do të jenë kurrë në gjendje të rindërtojnë besimin në Shtetin. Dhe unë mendoj se njerëzit nuk e njohin këtë edhe në Siri tani. Pasi njerëzit kanë ushqim dhe strehim, ata duan të dinë se ku janë të dashurit e tyre. Nëse shteti nuk jep përgjigjen, do të ketë një boshllëk përgjithmonë. Ajo është më shumë se një çështje humanitare” thekson KathryneBomberger.
Poashtu, numri i të zhdukurve nga regjimi i HafezAl-Assad,  nga  17,000, ka shkuar në 40,000 si pasojë e luftës aktuale dhe kriza e migracionit e bënë edhe më të vështirë procesin për kërkimin e trupave të pagjetur. 
Sipas IOM-it, nga 7 miliardë njerëz në Planetin Tokë, 1 miliard janë në lëvizje; këto lëvizje vijnë si pasojë e emigracionit, luftrave dhe faktorëve të tjerë.  Nga këto lëvizje viteve të fundit janë zhdukur 10,000 fëmijë duke hasur në vështirësi për të gjetur gjurmët e tyre.
Njerëzit që janë vrarë e masakruar nga regjimi i SllobodanMillosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, janë bartur disa herë nëpër varreza të ndryshme në Serbi dhe se çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar.
Ne tani kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë ambasada në Kosovë, me KFOR-in. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe nga NATO-ja që të na jap fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi, për arsye se njerëzit që janë kidnapuar janë vrarë e masakruar, janë bartuar disa herë në disa varreza në Serbi dhe çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar.
Ne kemi mbajtur një takim parapërgatitor në qershor të këtij viti, në Podgoricë të Malit të Zi, ndërmjet komisioneve qeveritare të shteteve të rajonit, i cili mund të prodhojë ndonjë marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Me 10 Korrik 2018, u mbajtë Samiti i Londrës, në të cilin ishin prezentë të gjithë liderët e Evropës, aty ku u nënshkrua një deklaratë për zbardhjen e fatit të peronave të pagjetur.
Në veçanti dua ta falenderoj princin Charles,i cili jepi mbështetje deklaratës për personat e zhdukur,një plagë ende e hapun që lëngon në Evropë.

Nga gjithë këto zhvillime mbesim me shpresë që kjo çështje të zgjidhet përfundimisht dhe eshtrat e martirëve tanë të gjejnë prehje në tokën tonë amtare.
Sepse dhimbja e familjarëve është prezente sado vitet të kalojnë dhe kjo gjendje e tregon të kaluarën tonë të afërt,e cila ishte e hidhur por kemi filluar ta harrojmë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK