Zërat

Drizan Shala

Më në fund, durimi e ka një skaj

03 prill 2018 • 11 : 15

Arrestimi i gylenistëve është kryer nga inteligjenca dhe policia turke.

Hipokrizia është mungesë e dinjitetit. Institucionet përfaqësohen nga njerëzit me mungesë dinjiteti ngase edhe zgjedhjet gjegjësisht emërimet në udhëheqje të këtyre institucioneve, kanë ardhur pikërisht të abuzuar në mungesë të dinjitetit dhe janë të abuzuar deri në hipokrizi.

Prandaj, pas kaq ditësh gylenizmi pseudo patriotik, më duhet ta themi të vërteten e arrestimit dhe akterët që kryen aksionin e kapjes së gjashtë qytetarëve turq, të kërkuar nga pushteti turk, si të përndjekur për shkaqe politike. Nuk ka ndodhë askund dhe nga askush në botë të dorëzoj të përndjekurit politik.

Historia shqiptare njeh marrëveshjen 1982, Serbi – Shqipëri, për dorëzimin e ndërsjellë të qytetarëve që iknin nga këto dy shtete dhe kalonin në njërin prej tyre. Absurditeti ishte se të ikurit ishin shqiptarë nga Shqipëria apo nga Kosova, ngase serbet nuk kishin nevojë të ikin në Shqipëri për asgjë.

Çfarë ndodhi me arrestimin e gjashtë qytetarëve gylënist turq, të akuzuar nga qeveria e Turqisë por që në Kosovë qëndronin si qytetarë të lirë me dokumentacion të rregullt dhe leje qëndrimi dhe zhvillimi të biznesit (arsimimi cilësorë).

Kryeministri dhe qeveria turke janë në ndjekej të kundërshtarëve politik ngado e kudo nëpër botë.  Shërbimet inteligjente kuptuan se edhe në Kosovë po qëndron një grup qytetarësh që mendojnë ndryshe nga kryeministri autokrat e unitarist i Turqisë.

Atëherë shërbimi inteligjent turk I mori masat dhe kreu një aksion arrestimi të qytetarëve turq që qëndronin lirshëm në Kosovë. Pra, ky aksion ishte i inteligjencës turke dhe policisë turke, duke i shfrytëzuar infrastrukturën aero portuale dhe legjislacionin e rregullativën e operimit në aeroportin e Prishtinës për arrestimin dhe transportimin e tyre në Turqi.

Pra nuk është  vepre e policisë së Kosovës. Por e organeve turke që kanë veprua në Kosovë lirshëm.Se kemi të bëjmë me shkeljen e rregullave të standardizuara ndërkombëtare rreth trajtimit të qytetarëve të një shteti tjetër që kërkohen për arsye politike, është ma se evidente.

Kurse se Turqia është ajo që vet i shkel ose përmban këto parime, varësisht se si i konvenon politikisht, tregon edhe mbajtja dhe strehimi i vrasësve të një personaliteti të profilit të lartë politik të Shqipërisë siç  është rasti i Azem Hajdarit dhe mbajtja e strehimi i organizatorit e ekzekutorit të këtij krimi.

Pra evidente është se Kosova nuk ka kapacitet as të kontrolloj këtë situatë dhe se ky operacion është kryer ekskluzivisht nga inteligjenca, policia dhe shërbimi aeroportual turk.

Është e vërtetët se kanë qarkulluar edhe shumë teori konspirative të tipin “sheh gjethin duke lëvizur dhe gënjehesh se në atë drejtim po frynë dhe era”.

E vetmja teori konspirative që do të mbetet e qëndrueshme është se Presidenti i vendit lejoi që ky operacion i kapjes dhe deportimit të ndodhë në Kosovë ekskluzivisht me dijen dhe urdhërin e tij.

Kjo zaten u dha kredibilitetin dhe imunitetin operuesve të inteligjencës dhe policisë turke si dhe shërbimit aeroportual që të mos pengoheshin, kurse trupa të caktuar të policisë së Kosovës që u involvuan ishin me urdhra konspirativ direkt të Drejtorit Gjeneral të Policisë së Kosovës i cili  është mekanizëm veprimi i Presidentit. Prandaj mëkati s’mund të kërkohet as tek policia e Kosovës.

E tërë ketë presidenti e bëri në marrëveshje me presidentin turk, që në momentin kur presidenti Kosovës do të duhet ti dorëzohet Gjykatës së Krimeve për llogaridhënie sipas dosjes me të cilën akuzohet, të gjej vend strehim në Turqi si vend unitarist dhe refuzues nda BE dhe legjislacionit të saj.

Ka zëra se në këtë skenar kan përllogaritur përfitimet e tyre të gjithë ata që përfshihen në listat e të akuzuarve nga drejtësia ndërkombëtare deh që priten të arrestohen. Prandaj edhe masat qeveritare në emër te të pa informuarve nga estrada e arrestimit dhe deportimit të gylenistëve, është një skenar teatral i kryeministrit dhe të tjerëve. Kurse viktimat si ministri i brendshëm dhe drejtori i AKI, pas largimit do të emërohen shumë shpejtë në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Pra, Presidenti i Kosovës ka menduar për çdo gjë për të ruajtur heroizmin e tij historik dhe paprekshmërinë nga drejtësia ndërkombëtarë, jo vetëm për vete meqë këta i takojnë të njëjtit ekip.

© zëri.info