Zërat

Qeveria nuk bije, edhe nëse largohet Lista Serbe

Zërat March 27, 2018 - 15:33

Qeveria e Kosovës përfundimisht nuk bije, edhe nëse Lista Serbe vendos të tërhiqen nga Institucionet e vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, është e zgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe rënia e Qeverisë bëhet vetëm në dy forma:

Neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutës së RKS, i cili parasheh që nëse Kryeministri i Republikës së Kosovës jep dorëheqje, ose për arsye tjera, posti i tij mbetet i lirë, atëherë Qeveria bie, si dhe në bazë të nenit 100 të Kushtetutës së RKS, Mocionit të votëbesimit me propozimin e 1/3 të gjithë Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe me kërkesë të Votëbesimit nga Kryeministri.

Sa i përket vendeve të rezervuara për minoritete këto vende mund të plotësohen Konform nenit 96 paragrafi 5 i Kushtetutës së RKS, pas konsultimeve me partitë, me koalicionet ose grupet që e përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.

Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë.

Andaj në qoftë se lista serbe del nga Qeveria e Republikës së Kosovës kërkoj nga të gjitha partitë parlamentare që të i japin mbështetjen maksimale që kjo Qeveri të mos bie, për faktin se në Qoftë se bie Qeveria fitore në këtë rast do të jetë vetëm “Lista Serbe” dhe Beogradi që ky vendim për dalje nga Qeveria erdhi si shkak i arrestimit të Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, i cili e injoroj vendimin e Qeverisë për të mos hyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe hyri ilegalisht duke injoruar institucionet e Republikës së Kosovës.

(Autori i tekstit është avokat )

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK