Zërat
Zuhdi Hajzeri
Zuhdi
Hajzeri

Terrorizmi dhe siguria në botën tonë te trazuar

Zërat November 01, 2017 - 19:43

Strategjia e teroristëve të arratisur në shumë vende evropiane po sugjeron një ndryshim për taktika më cilësore , pas sulmeve me karroca dhe trupave të mbërthyer me eksploziv, disa prej të cilave janë quajtur "raketat" e të varfërve që synojnë sulme në vendet perëndimore, si në kohët e fundit në Francë, Britani, Spanjë dhe këto ditë në New York.

Ky model veprimi i teroristëve ka potencialin e një imagjinate të përsëritëshme terroriste përballë politikave të sigurisë në shumë vende evropiane, sepse teroristët dhe sulmet e tyre kanë shumë karakteristika, disa prej të cilave mund të monitorohen sepse : ato janë të lira, nuk kërkojnë fonde komplekse apo pajisje teknike, por nganjëher varet nga surpriza e papritur, e shpejtë dhe e habitshme e sulmeve të tyre dhe kërcënimeve.

Sulmet teroriste përqendrohen zakonisht në disa zona të populluara dhe në pjesë të populluara me kalimtarë në qytete, për të arritur numrin më të madh të viktimave, të vdekur ose të plagosur, dhe duke shkaktuar nivele të larta të panikut të papritur te lëvizja e këmbësorëve të sigurt në rrugë, zona tregtare ose disa vende të njohura në disa qytete, duke përhapur panik dhe frikë dhe duke u përpjekur të ndikojnë në turizmin dhe të krijojnë pasiguri në aftësinë e shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës në shtete të ndryshme të botës ndërsa shtetet kanë qëllim  për të zbuluar këto operacione para se të ndodhin,  por teroristët kanë qëllim  të demonstrojnë pamundësinë e shërbimeve të siguris për të parashikuar apo parandaluar operacione të tilla terroriste dhe kjo në një mënyrë që rezulton në mosbesimin e aftësisë së këtyre organeve midis qytetarëve brenda  vendeve të zhvilluara evropiane.

Kjo strategji është një shprehje e aftësisë së mentalitetit terrorist dhe organizatave teroriste ata kanë qëllim që ky mentalitet të përshtatet në veprim dhe sikur në teatro  te realizohen operacioneve të tyre, duke filluar në  përcaktimin objektivave te tyre, aftësitë e tyre teknike dhe financiare, veçanërisht kur ata përdorin si armë internetin dhe aftësitë dixhitale për të rekrutuar njerëz të margjinalizuar të shoqërive evropiane.
 
Aftësitë e mendjes dhe imagjinatës terroriste janë  të jashtëzakonshme sikur që ishte rasti i  goditjes  se kullave binjake amerikane më  2001 dhe si pasoj kishte  shkatërrimin e Kullave te Tregtisë Botërore, si  surprizë e madhe ishte se i shfaqën qartë qëllimet e tyre me një imagjinatë të madhe dhe dukej sikur me studime shkencore  u bë përzgjedhja e objektivave dhe  zbatimi i procesit.  

Përpjekjet e vazhdueshme teroriste janë një shprehje dhe punë intensive e aftësisë së tyre për t'iu përshtatur shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës nga njëra anë dhe në anën tjetër aftësitë e tyre për përballimin me vështirësit në  zbatimit  të procesit të sulmit ndaj dy kullave më të famshme që ka bërë këtë si sulmin më  historik te terrorizmit global
 
Dështimet e përsëritura të shërbimeve të sigurisë në shumë shoqëri evropiane i referohen aftësive të mendjes dhe imagjinatës terroriste të brezit të ri të përjashtuar nga rendi shoqëror, të cilat janë të margjinalizuara, të papërfshira, të rekrutuara në mënyrë digjitale ose te asimiluar me ideologjinë e obsesitetit dhe kjo duke u administriuar nga ISIS në një formë apo në tjetër, dhe kështu aftësia e tyre për të krijuar forma të reja të operacioneve vshtë e madhe, për shkak të disa konsideratave që ne mund ti paraqesim këtu, si:
 
-   Gjenerata e re e emigrantëve arabë - gjenerata e tretë dhe e katërt - nga 18 deri në 25 vjeç - është më e aftë të absorbojë teknikat dixhitale dhe të absorbojë botët e tyre të shumëfishta dhe zhvillimet e njëpasnjëshme.

-   Njohuritë e disa prej djemve të imigrantëve të rinj të  komuniteteve në të cilat ata jetojnë dhe vendet e tyre, si dhe aftësitë e tyre për të njohur hapësirën e operacionit terrorist sipas zgjedhjes së tyre, për të maksimizuar frikën, kërcënimin dhe përhapjen e frikës në mesin e qytetarëve .

- Njohja e gjuhëve dhe dialekteve te shteteve ku jetojnë nga ana e ujqërve të vetmuar, me përjashtim te disa migrantëve të detyruar në vendet evropiane ose azilkërkuesit, kjo u bënë të mundur atyre të lehtë lëvizjen dhe në të njëjtën kohë të lëvizin pa dyshim ose pa shfaqur dyshim për shërbimet e sigurisë dhe banorët e zonave ku banojnë.

Brezat e rinj, njohja e gjuhës dhe të të menduarit digjital dhe jeta brenda shoqërive evropiane janë një mjedis i përshtatshëm për krijimin e idoleve terroriste që u mundësojnë atyre të kryejnë operacione që janë në përpjesëtim me rrethanat e tyre dhe kontekstet sociale dhe të sigurisë, përmes të cilave ata lëvizin dhe planifikojnë por dhe kjo bënë të mundur zbatimin e këtyre operacioneve. Vërehet se zgjedhjet e vendeve të synuara për sulme janë të njohura dhe të mbushura me kalimtarë,  turistë ose pushues, për të frikësuar qytetarët, por pritet që në të ardhmen të zgjedhin vende të reja dhe qëllime të ndryshme në të ardhmen, për të përfituar nga margjina dhe hendeku i mos pritjes së sulmeve në ato vende nga ana e  shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës, nga këtu duket se teroristët po përdorin konceptin e parashikimit që është një nga fushat e imagjinatës dhe planifikimit terrorist i ujqërve të vetmuar, ose grupeve dhe qelizave të vogla që i përkasin një niveli digjital ideologjik.
 
-  Një vështrim i thjeshtë na jep të kuptojmë përhapjen e sulmeve me kamion ose duke shtyp me automjete në Evropë dhe kjo zbulon potencialin që këto procese do të vazhdojnë, si dhe mundësinë e lëvizjes së tyre në veprime të tjera të papritura.

Nga këtu duket se ekzistojnë kriza të dukshme në kryerjen e shërbimeve të sigurisë në shumë vende të botës  në lidhje me operacionet terroriste të kryera në ato vende, brenda këtyre vendeve si kriza mund ti konsiderojmë: mungesa e informatave për disa terroristë si dhe grupe të vogla - rrjete të kufizuara - përbërjen dhe vendndodhjen. Është e vështirë për të marrë  informacione për disa persona që kanë gjasa të kryejnë veprime terroriste, veçanërisht në dritën e kufizimeve ligjore të vendosura ndaj shërbimeve të sigurisë, lidhur me ndjekjen e disa prej këtyre personave.

-  Pamundësia e shërbimeve të sigurisë për të monitoruar dhjetëra mijëra njerëz dhe informata të sakta dhe të vazhdueshme, ose ndonjëherë mund të arrijnë më shumë se njëqind mijë në disa vende, gjë që është shumë e vështirë.

-  Mungesa e koordinimit dhe integrimit midis shërbimeve të ndryshme të sigurisë dhe të inteligjencës brenda secilit vend.

-  Bashkëpunimi i dobët dhe shkëmbimi i inteligjencës dhe sigurisë së informacionit midis vendeve të BE.
 
Përpjekja e disa operacioneve terroriste në Evropë tregon se ata nuk do të përfundojnë së shpejti në dritën e trazirave në rajonin arab dhe në Lindjen e Mesme, kjo nënkupton vazhdimin e ISIS-it dhe ideologjinë brutale dhe se bashku me ta edhe radikalët e organizatave politike islamike , dhe kështu ata do të kërkojnë një konfrontim efektiv.
 

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK