Zërat
Jahja Lluka
Jahja
Lluka

Dy fjalë për bekuesin e krimeve Irinejin

Zërat September 18, 2017 - 15:21

KOSOVA ËSHTË SHTET SOVRAN, I PAVARUR DHE I TË GJITHË QYTETARËVE TË SAJ 

Por thirrja e Irinejit për „rikthim“ në tokën e shenjtë, me synimimin për rikolonizim është tejet e papranushme dhe tendecioze. Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan,i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga ato të grupit terrorist të ISIS.- Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë se lojërat dhe tendencat ruso - serbe tashmë kanë mbaruar. Në Kosovë më nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës. 

Më, 14 shtator 2017, njëri ndër politikanët më të rëndësishëm rus, Sergej Zheleznajk, nënkryetar partisë në pushtet, partisë së Putinit, "Rusia e Bashkuar" doli me konceptin e ri për "Botën serbe në Ballkan". Ky projekt parashihet të jetë projekt i përbashkët ndërmjet institucioneve shtetërore ruso - serbe. Në të parashihet edhe hartimi i një deklarate rajonale, që paska për qëllim "ruajtjen e identitetit serb, të kulturës, gjuhës dhe alfabetit cirilik në të gjithë Ballkanin." Siç duket i nxitur nga kjo nismë, patriarku serb Irinej , i ekzaltuar menjëherë bëri një deklaratë për media, më 17 shtator 2017, ku mes tjerash theksoi se "Rusia do na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona"!!! Dihet botërisht, që kisha serbe, në emrin e Zotit dhe të drejtës absolute kreu krime ç'njerëzore në fund të shek.XX.

Realiteti i tanishëm edhe më tej vazhdon të jetë i papranueshëm për shovinizmin serb. Ndaj, patriarku serb Irinej paska kërkuar kthimin e sa më shumë serbëve, me një fjalë rikolonizimin e Kosovës, përpjekje kjo e bërë disa herë gjatë shekullit të shkuar ?! Është normale dhe njerëzore, që të shpërngulurit të kthehen në vendet e tyre, në këtë rast edhe serbët, por ata dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është tani një shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombtarisht, ndaj çdo përpjekje dhe synim për ta rikolonizuar do të dështojë. Por thirrja e Irinejit për „rikthim“ në tokën e shenjtë, me synimimin për rikolonizim është tejet e papranushme dhe tendecioze.

Shqiptarët, por edhe kombe tjera në Ballkan,i kanë shumë të njohura këto thirrje të cilat aspak nuk dallojnë nga ato të grupit terrorist të ISIS. Faket historike tregojnë për shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre nga dhuna she terrori të shkaktuara Serbia. Si pasojë e kësaj dhune dhe spastrimeve etnike që ka bërë Serbia mbi shqiptarët me dekada, ka ardhur edhe deri te tkurrja, humbja e territoreve të shumta shqiptare. Patriarku Irinej dhe të tjerët, që mendojnë si ai duhet të zgjohen nga gjumi dhe të shkëputen sa më parë nga manitë të cilat i kanë krijuar nga mitet e rreme . Irinej duhet edhe të japë llogari për bekimin që u ka bërë krimeve serbe në Ballkan e në Kosovë veçanërisht.

Ai duhet ta kuptojë dhe të pranojë se Kosova është shtet Sovran, i pavarur dhe i të gjithë qytetarëve të saj. Irineji dhe irinejët tjerë duhet ta kenë të qartë se lojërat dhe tendencat ruso - serbe tashmë kanë mbaruar. Në Kosovë më nuk ka vend për konflikte të sponsorizuara nga armiqtë e popullit të Kosovës. Sa për ilustrim, po përmendim raportin e posa publikuar të ekspertëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi, ku veç rekomandimeve të shumta parashihet edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Së bashku me miqtë tanë amerikan dhe evropian ne kemi zgjedhur rrugën e lirisë dhe integrimeve në familjen e madhe evropiane.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK