Zërat
 Fehmi Mehmeti

Fehmi
Mehmeti

Siguria e depozitave konform standardeve ndërkombëtare

Zërat July 24, 2017 - 14:40

Konform mandatit që ka, objektiv kryesor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

(BQK) është stabiliteti i sektorit bankar e financiar e me këtë edhe mbrojtja e depozitarëve. Në këtë kontekst, BQK-ja vazhdimisht ka lëvizur drejt parimeve dhe standardeve ndërkombëtare me qëllim të arritjes së objektivave të saj, si në fushën rregullative, mbikëqyrëse, sistemit të pagesave, etj. Ndër angazhimet më domethënëse në këtë drejtim është pa dyshim edhe roli i përbashkët i BQK-së me institucionet

tjera në themelimin e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK).

Duke u ndalur fi llimisht në kontekst retrospektiv, me përkrahje edhe të KfW-së gjermane, FSDK-ja është iniciuar si projekt strategjik nga ana e BQK-së si projekt i rëndësishëm zhvillimor, duke fi lluar me hartimin e Ligjit për Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare që pranojnë depozita në Kosovë. Në këtë ligj, i miratuar në fund të vitit 2010, janë adoptuar praktikat më të mira ndërkombëtare, si: pavarësia institucionale, zbatimi i premiumit diferencues dhe mbulueshmëria e sigurimit me limit të caktuar, e cila përfshin personat fizikë dhe juridikë. Projekti u formalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes trepalëshe të Financimit dhe Projektit në mes të Qeverisë së Kosovës (përmes Ministrisë së Financave), Qeverisë Gjermane (përmes KfW-së) dhe FSDK-së (si Agjenci për Ekzekutimin e Projektit). Marrëveshja e nënshkruar ka paraparë mbështetjen për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave në Kosovë përmes një kontributi në kapital si donacion për FSDK-në në shumë totale prej 15.5 milionë eurosh, prej të cilave 11 milionë euro janë dhënë nga Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Financave), ndërsa Qeveria Gjermane (nëpërmjet KfW) ka siguruar 4.5 milionë euro kontribut në kapital dhe 0.5 milion euro në shërbime të shoqëruara këshillimore. Shërbimet këshillimore janë ofruar për një periudhë trevjeçare 2014-2016 me orientim në ngritjen e kapaciteteve teknike të FSDK-së. Si rezultat i suksesit të projektit fillestar është iniciuar nënshkrimi i Marrëveshjes së dytë të Financimit dhe Projektit, në qershor të vitit 2013, e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës (përmes Ministrisë së Financave), Qeveria Gjermane (përmes KfW) dhe FSDK-së për mbështetje të rritjes së limitit të sigurimit në 5,000 euro nga data 1 janar 2018. Kontributi shtesë, në formë donacioni, në vlerë prej 2 milionë eurosh, është pranuar nga Qeveria Gjermane (përmes KfW) në shtator të vitit 2013. Nga ana e BQK-së, funksionimi stabil dhe i qëndrueshëm i FSDK-së konsiderohet si vital për stabilitetin e sektorit bankar e financiar. Që nga viti 2011 BQK-ja dhe FSDK-ja kanë të nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, e cila specifi kon bashkëpunimin e ngushtë në mes dy institucioneve me theks të veçantë në shkëmbimin e informatave të detajuara dhe me kohë si një parakusht esencial i funksionimit të FSDK-së. Për më shumë, BQK-ja informon vazhdimisht FSDK-në lidhur me klasifikimin e bankave gjatë ekzaminimeve të kryera, klasifikim i cili shërben si bazë për llogaritjen e premiumeve që paguajnë bankat për FSDK-në. Po ashtu BQK-ja ka përkrahur FSDK-në në zhvillimin e kornizës raportuese, ku përveç kësaj Departamenti i Mbikëqyrje Bankare ka komunikim të përafërt lidhur me treguesit kryesorë fi nanciarë. Nga ana tjetër, FSDK-ja në baza të rregullta tremujore informon BQK-në lidhur me ecurinë e premiumeve bankare. Gjatë vitit 2015, e përkrahur edhe nga Banka Botërore, BQK-ja ka realizuar simulimin e krizës financiare përmes shembujve hipotetikë, ku pjesë integrale ka qenë edhe FSDK-ja. Gjatë ushtrimit të simulimit të krizës edhe një herë është vënë në pah rëndësia dhe pesha që ka fondi i sigurimit të depozitave, si dhe nevoja për reagimin me kohë. Duke pasur parasysh rëndësinë e FSDK-së, BQK-ja tashmë ka përfshirë në kuadër të Planit Vjetor të Mbikëqyrjes Financiare edhe takimet e rregullta tremujore me FSDK-në, e gjithë kjo në funksion të avancimit të nivelit të bashkëpunimit. Sa i përket zhvillimeve lidhur me anëtarët e FSDK-së dhe limitit të sigurimit të depozitave gjatë periudhës pesëvjeçare 2012 – 2016, FSDK-ja ka shënuar rritje të numrit të anëtarëve, ku sot numëron nëntë anëtarë, si dhe është rritur limiti i sigurimit të depozitave nga 2,000 euro sa ishte në vitin 2012, në 3,000 euro në vitin 2014 për të arritur në nivelin prej 4,000 eurove në vitin 2016 sa është edhe momentalisht. Duke u bazuar në planet afatmesme të FSDK-së, duke fi lluar nga 1 janari 2018 ky limit parashikohet të rritet në 5,000 euro. Fondi i Sigurimit të Depozitave ka shënuar rritje të theksuar nga 17.4 milionë euro në vitin 2012 në 30.6 milionë euro në vitin 2016, duke shënuar kështu edhe rritjen e depozitave të siguruara nga 321.5 milionë euro në vitin 2012, 452.3 milionë euro në vitin 2014, 494 milionë euro në vitin 2015 për të arritur nivelin prej 610.1 milionë eurosh në vitin 2016. Sa i përket raportit të mbulueshmërisë, gjatë periudhës 2012 – 2016 ai sillet në vargun prej 5,0% deri 5,4%, derisa madhësia e synuar e FSDK-së është të arrihet niveli mes 8% - 9%. Numri i përgjithshëm i depozituesve të siguruar, depozitat e të cilëve janë të mbuluara plotësisht është 88,34%, që do të thotë se 850,860 depozituesit e siguruar kanë depozita deri në 4,000 euro që përbëjnë rreth 41,7% të vëllimit të përgjithshëm të depozitave të siguruara. Në kontekstin perspektiv, tashmë është iniciuar plotësimi i marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit BQK – FSDK, ku tashmë është përgatitur draft i fillestar në këtë drejtim. Përmes plotësimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mëtohet të adresohen çështjet e interesit të përbashkët përmes futjes potenciale të treguesve të rinj financiarë për t’u përcjellë dhe për t’u shpërndarë në mes të BQK-së dhe FSDK-së. BQK-ja nga këndvështrimi i saj ka shprehur gatishmërinë e plotë lidhur me plotësimin e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit. Ndër pikat që theksohet në këtë draft -marrëveshje është angazhimi më pro aktiv i FSDK- së gjatë ekzaminimeve që kryhen në banka, duke nënkuptuar angazhimin e përbashkët të ekzaminimit të bankave për qëllime prudenciale dhe të FSDK-së. Meqenëse rritja e nivelit të pragut të depozitave të siguruara paraqet një rritje të shkallës së sigurisë në banka, BQK-ja ka qenë çdoherë e përfshirë nga FSDK-ja lidhur me propozimet e tyre për rritjet e premiumeve. Në kontekst të qëllimeve strategjike, (1) rritja e kapaciteteve organizative dhe teknike për të arritur përgatitje dhe gatishmëri të plotë operative; (2) avancimi i bashkëveprimit me partnerët e sektorit fi nanciar, (3) rritja e vetëdijesimit publik; (4) avancimi i sistemit diferencial të premive dhe raportimit; si dhe (5) arritja e pajtueshmërisë me parimet themelore, paraqesin qëllimet strategjike kryesore të FSDK-së, ku fokusi kryesor i deritanishëm ishte te pikat 1, 2 dhe 5 duke mos anashkaluar edhe qëllimet tjera të parapara në pikat 3 dhe 4.

(AUTORI ËSHTË ZËVENDËSGUVERNATOR I BANKËS QENDRORE TË KOSOVËS)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK