Zërat
Dimal Basha
Dimal
Basha

Dilema e te Burgosurit si strategji per te fituar numrat

Zërat July 13, 2017 - 10:19

Besoj se veq keni filluar te ndegjoni nje rrufe deklaratsh prej shume individeve brenda PAN-it dhe kjo e ka nje qellim ne veti. Kjo strategji eshte perafersisht e njejte dilemen e te burgosurit qe agjensionet per zbatimin e ligjit e perdorit si strategji per te shti te akuzuarit me pranu krimin. Strategjia shkon keshtu.

Policia arreston 2 te akuzuar per nje krim qe nuk kane deshmi te mjaftueshme me i denu. Si strategji menjehere i ndajne neper dhoma te ndryshme dhe fillojne ti intervistonej ndaras, duke mos i lene te komunikojne mes vete. Policia fillon me i intervistu veq e veq duke u munduar me bind secilin se nese e pranon vepren e tij dhe tregon per partnerin se edhe ai ka qene pjese e ketij krimi, atehere ne vend te 3 vite policia i ofron vetem 1 vit burg shtepiak si rezultat i bashkepunimit te tij me policine.

Nese jo, policia i thote, se partneri juaj eshte gati ta pranoj dhe pastaj ai shpeton me 1 vit burg shtepiak derisa ti perfundon me 3 vite burg. Kjo strategji mbjell dilema ne kokat e dy te burgosurve, sepse perdoret tek te dyte te njejten kohe. Policia se paku pret qe njeri prej tyre e tradhton tjetrin duke tentuar te shpetoj veten me dyshimin se nese nuk e ben kete e ben tjetri.

Kjo lidhet me numrat sepse sic e thash, fillimisht PAN nis me rrufe deklarata “i kemi numrat” duke e perseritur pa ndalur me synim qe me mbjell dyshime tek opinioni publik, por edhe dilema tek deputetet, se me te vertete i kane numrat. Pastaj fillon loja e dilemes se burgosurit. Per shembull, ketu fillojne te bisedojne me deputete te partive tjera veq e veq me oferta te ndryshme, DHE njekohesisht i thone se ne veq i kemi numrat dhe ka tjere deputete qe kane pranuar te votojne, por besojme se ti je zgjedhje me e mire, dhe sa i japim atij (1 milion euro apo nje pozite ministri) ne mendojme qe ti i meriton me shume per shkak te sinceritetit dhe miqesise qe kemi pas tash e sa vite.

Pra sikur te i burgosuri, edhe keta shpresojne qe ka deputet te mjaftueshem qe do te joshen te marrin oferten me friken se e merr dikush tjeter, dhe rrjedhimisht te fitojne numrin e mjaftueshem te deputeteve qe te formojne qeverine. Pra kjo eshte strategjia qe po perdoret, mirepo une nuk besoj se i kane numrat dhe krejt kjo eshte nje blof qe po perdoret per t'i sjell dy numrat magjik

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK