Zërat

Mevlüt Çavuşoğlu

Diplomacia e fuqishme, ndërmjetësimi efektiv

30 qershor 2017 • 12 : 04

Edicioni i katërt i Konferencës së Stambollit mbi ndërmjetësimin do të mbahet më 30 qershor 2017, me temën "Diplomacia e fuqishme, ndërmjetësimi efektiv". Ekspertët, diplomatët, praktikuesit dhe akademikët nga e gjithë bota do të shqyrtojnë mënyra dhe mjete për të promovuar ndërmjetësimin si një metodë e spikatur e parandalimit dhe e zgjidhjes së konflikteve.

Profili i ndërmjetësimit është rritur globalisht qëkur Turqia dhe Finlanda kanë marrë rolin udhëheq në Kombet e Bashkuara nëpërmjet iniciativës "Ndërmjetësimi për paqe". Iniciativa kulmoi me themelimin e Grupit të Miqve të Ndërmjetësimit, në kuadër të të cilit tani ka 53 anëtarë, duke përfshirë 48 shtete dhe 5 organizata ndërkombëtare. Ka pasur gjithashtu përmirësime të konsiderueshme në kapacitetet ndërkombëtare për diplomacinë parandaluese dhe ndërmjetësimin brenda OKB-së, organizatave rajonale dhe nënrajonale dhe shoqërisë civile. Grupi është bërë platforma kryesore në OKB për të promovuar ndërmjetësimin, duke iniciuar miratimin e katër Rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat hedhin bazat për zhvillimin e kuadrit normativ dhe konceptual të ndërmjetësimit. Grupi ka kontribuar gjithashtu më 2012 në përpilimin e "Udhëzimit të Kombeve të Bashkuara për Ndërmjetësim Efektiv", një dokument themelor për ata, duke filluar nga akademikët deri tek praktikuesit, që janë aktivë dhe studiojnë ndërmjetësimin në mbarë botën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur gatishmërinë e tij për të zhvilluar më tej kapacitetin e mbështetjes së ndërmjetësimit të OKB-së. Përpjekjet e tij janë më se të lavdërueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të mbështesin vizionin dhe përpjekjet e gjerë e Guterresit për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet e sotme. Turqia në mënyrë adekuate po bën pjesën e saj. Turqia ndodhet pranë një rajoni të gjerë ku vazhdojnë konfliktet akute dhe të ngrira. Prandaj, parandalimi dhe zgjidhja paqësore e konflikteve është një element qendror i politikës së jashtme iniciatore dhe humanitare të Turqisë. Turqia ndërmerr përpjekje të ndryshme ndërmjetësimi në një gjeografi të gjerë nga Afrika në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe Kaukaz dhe e sheh paqebërjen në kontekstin humanitare-zhvillimore. Këtë vit Turqia përsëri është bërë vendi më bujar në botë në aspektin e ndihmës humanitare për kokë banori.

Turqia organizon Konferencat e Stambollit për Ndërmjetësim që nga viti 2012. Këto konferenca të rëndësishme janë të dizajnuara për të bashkuar shumë praktikues e dijetarë në fushën e aktiviteteve të parandalimit të konflikteve dhe ndërmjetësimit. Qëllimi i këtyre konferencave është të promovojë sinergjitë midis teorisë dhe praktikës dhe të ndihmojë në rritjen e fushëveprimit, arritjes dhe efektivitetit të përpjekjeve të ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare. Me këtë rast, unë duhet t'i falënderoj përpjekjet e ndërmjetësve që angazhohen çdo ditë në konflikte në të gjithë botën.

Këtë vit Konferenca do të shqyrtojë se si metodologjia dhe praktika e ndërmjetësimit mund të marrë më mirë parasysh nevojat e ditës[T1] , se si mund të hulumtohen veprimet më efektive. Në këtë drejtim, dy pyetje në veçanti do të shqyrtohen. Njëra është se cilat janë potencialet e ndërmjetësimit në të gjitha fazat e një konflikti në vazhdimësi, përkatësisht nga parandalimi deri te zgjidhja dhe deri te zbatimi i Marrëveshjes së Paqes pas pajtimit? Çështja e dytë kryesore do të ishte cilat janë modelet për përdorim më të madh të ndërmjetësimit si një mjet parandalues ​​në kontekste ku paragjykimet politike, etnike dhe fetare krijojnë një mjedis armiqësie?

Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme pasi jemi fatkeqësisht dëshmitarë të një morie tendencash ekstreme në forma të ndryshme të armiqësive politike, shoqërore dhe fetare. Rritja e sulmeve në Evropë kundër myslimanëve dhe emigrantëve është një shembull tipike të kësaj çështjeje. Në këtë kontekst, “parandalimi” është çelësi. Megjithatë, parandalimi do të ishte i mundur vetëm kur shoqëritë të njohin dhe të mësojnë të respektojnë dallimet dhe të angazhohen në dialog dhe bashkëveprim të sinqertë. Unë besoj se ndërmjetësit që janë të pajisur mirë me kodet kulturore të sjelljes në një situatë të caktuar konflikti mund të arrijnë sukses të jashtëzakonshëm. Për këtë ne kemi nevojë për të trajnuar më shumë ndërmjetësues, duke përfshirë edhe të rinjtë, duke inkurajuar më shumë ndërmjetës femra dhe pajisjen e tyre me mjetet e duhura.

Sfidat tona për ta bërë paqen realitetin dërrmues në nivel global janë të pafund. Megjithatë, ne duhet të jemi në gjendje të shohim mundësitë brenda këtyre sfidave. Gatishmëria dhe vullneti i bashkësisë ndërkombëtare për të ndërtuar kapacitete në zgjidhjen paqësore të konflikteve, duke përfshirë ndërmjetësimin, duhen të jenë një përparësi.

Përderisa ju kërkojmë mirëseardhje në Turqi të gjithë pjesëmarrësve të Konferencës së Katërt të Ndërmjetësimit në Stamboll, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime në ndërmjetësim.

(Autori është ministër i Jashtëm i Turqisë)

 

 

© zëri.info