Zërat
Gëzim Tropoja
Gëzim
Tropoja

'ProCredit', pioniere e kredive të gjelbra

Zërat June 02, 2017 - 08:50

ProCredit Bank është bankë me orientim zhvillimor, e cila kryen veprimtari të përgjegjshme bankare Pjesë e kësaj përgjegjësie është të vepruarit në pajtueshmëri me standardet e para defi nuara sociale, etike dhe mjedisore. Standardet mjedisore të bankës “ProCredit” kanë për qëllim uljen e ndikimit në mjedis të aktiviteteve tona, integrimin dhe zbatimin e procedurave ekologjikisht miqësore në një sistem gjithëpërfshirës operacional, ndikimin e drejtpërdrejtë të bankës në kursimin e energjisë dhe njëherësh uljen e lirimit të dioksidkarbonit etj. Banka “ProCredit” në Kosovë vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ndaj punonjësve të vetë, klientëve si dhe publikut të gjerë, si dhe përkrahjen e iniciativave qytetare në ruajtjen e mjedisit, etj.

Bankat e grupit “ProCredit” bëjnë përpjeke të rëndësishme për inkurajimin e klientëve që të investojnë në pajisje dhe procese që do ta përmirësojnë performancën e tyre mjedisore. Këto përpjekje përfshijnë incentivat për klientë, që ata të ndërmarrin masa dhe investime për minimizimin e ndikimit negativ në mjedis, si dhe promovimin e pajtueshmërisë me legjislacionin e kësaj fushe në vend.

Ofrimi i kredive të gjelbra dhe incentivave për klientët që të ndërmarrin investime në teknologji moderne dhe efi çiente sa i përket energjisë nuk është e parëndësishme për vendin tonë dhe për vendet ku Bankat “ProCredit” operojnë. Shumë shpesh Bankat “ProCredit” janë pioniere të kredive të gjelbra në treg dhe është shumë e rëndësishme të krijojmë komunikim me klientët për t’i prezantuar përfi timet e investimeve të tilla.

Qëllimi i bankës “Procredit” është që gjithashtu të jetë inovatore në rritjen e vetëdijes në publik rreth nevojës për menaxhim të qëndrueshëm të resurseve dhe përparësive të kësaj qasjeje, përmes fushatave promocionale dhe vetëdijësuese të dedikuara për komunitetin e bizneseve dhe atë privat. Zhvillimi i fushatave gjithëpërfshirëse për publikun gjeneral dhe klientët e bankës, duke shpjeguar përfi timet e investimeve të gjelbra për bizneset dhe shtëpitë e tyre ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin e portfolios së kredive të gjelbra.

Nga perspektiva e bizneseve disa nga përfi timet kryesore të investimeve në teknologji moderne dhe efi çiente sa i përket shfrytëzimit të energjisë janë: produkte dhe shërbime të kualitetit me të lartë, shfrytëzim me efi çient të energjisë dhe resurseve, reduktimi i kostove dhe rritja e aft ësive konkurruese. Bankat “ProCredit” e kanë të aplikuar si parim gjeneral që ta vlerësojnë çdo aplikacion për kredi dhe të përcaktojnë nëse ka qellim të “gjelbër”.

Investimet në vijim kualifi kohen si investime të gjelbra: Politikat mjedisore të “ProCredit” përqendrohen në tri fusha, te paraqitura ne vijim: 1. Investimet në efi çiencë të energjisë dhe proceseve (EE) 2. Investimet në pajisje dhe teknologji që përdorin burimet e energjisë se ripërtëritshme (RE) 3. Investimet në projekte miqësore ndaj mjedisit me ndikim direkt pozitiv në mjedis (GR) Në grupin “Procredit” investime EE konsiderohen investimet që përfshijnë implementimin e masave që do të ndikonin në zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë nga klienti për së paku 20%. Investimet EE gjithashtu klasifi kohen blerjet e pajisjeve që janë 20% me efi çiente se mesatarja në vend.

Bankat “ProCredit” gjithashtu mbështesin investimet në energji të ripërtëritshe (RE), kryesisht në sisteme solare për ngrohje të ujit, instalimet e sistemeve të vogla solare fotovoltaike, hidrocentralet e vogla, mullinjtë e erës dhe aplikimet e biogasit dhe biomasës. Grupi i tretë i investimeve të promovuara nga banka ndërlidhet me masat e mbrojtjes së mjedisit, prodhimin organik, riciklimin, prodhimet e etiketuara eko, menaxhimin e mbeturinave, etj.

Bankat “Procredit” kanë luajtur rolin e iniciatorit në tregjet ku operojnë, duke ofruar kredi të gjelbra për investimet e lartcekura. Kjo iniciativë është e motivuar nga përkushtimi i ndarë nga tërë grupi “ProCredit” si dhe aksionarët për ta përshpejtuar adaptimin e teknologjive të efi çiencës së energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme si dhe për t’i përkrahur bizneset me përkushtim të shquar në qëndrueshmërinë mjedisore, përmes investimeve miqësore ndaj mjedisit. Sa i përket volumit, portfolio e kredive të gjelbra dominohet nga kreditë për biznese, që e përbejnë 77% të këtij portofolio dhe pjesa tjetër prej 33% përbehet nga kreditë e gjelbra për klientë privatë.

Vlera totale e portfolios së kredive të gjelbra në “ProCredit Bank”në Kosovë është 37 milionë euro. Këto kredi janë të dominuara nga kreditë për efi çiencë të energjisë (EE) që e përbejnë 91%, apo 34 milionë euro te këtij portofolio. Ky grup i investimeve dominohet nga investimet në pajisje dhe procese për biznese dhe bujqësi.

Përveç kësaj, të dyja grupet e klientëve, klientë biznesi dhe privat, kanë ndërmarrë investime domethënëse në përmirësimin e mbështjellësit të objekteve (izolim të mureve, kulmit dhe dritareve). Investime të tjera relevante përfshijnë investimet në efi çiencë të energjisë për sisteme të ngrohjes dhe ft ohjes së hapësirës, sisteme të ventilimit, ftohje dhe ngrohje në procese të prodhimit dhe transport. Një përqindje më të vogël të portfolios së kredive të gjelbra e përbejnë kreditë për energji të ripërtëritshme, 1 milion euro.

Shumica e këtyre kredive janë të dedikuara për sisteme solare për ngrohje të ujit dhe instalime të sistemeve të vogla solare fotovoltaike. Dhe grupi i trete, investimet në masa miqësore të mjedisit paraqet 2 milionë euro nga portfolio e kredive të gjelbra. Ky grup përbëhet kryesisht nga investime në masa për mbrojtje të mjedisit nga bizneset (p.sh. masa në mbrojtje të ajrit, si blerja e veturave me emetime më të ulëta të gazrave), ose investime nga furnitorët dhe prodhuesit e pajisjeve me efi çiente sa i përket energjisë ose pajisjeve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Masat për mbrojtjen e tokës dhe ujit gjithashtu fi nancohen nën ketë grup të investimeve. Në mënyrë që t’i përforcojmë kapacitetet e brendshme për kredi të gjelbra, bankat “Procredit” organizojnë trajnime rifreskuese për të gjithë stafi n e involvuar në kredidhënie çdo vit. Në këto trajnime merr pjesë i tërë stafi i degëve, që komunikon me klientë, stafi që merret me procesim të kredive dhe stafi vendimmarrës në bankë.

Përmes këtyre trajnime tek stafi t transmetohen informatat e përditësuara për parimet operacionale dhe ndryshimet në proceset dhe procedurat për identifi kimin dhe promovimin e kredive të gjelbra, në mënyrë që stafi t’i përvetësojë njohuritë dhe aft ësitë e duhura për identifi kimin e investimeve dhe projekteve të gjelbra. Gjithashtu seminare dhe punëtori rreth fi nancimit të investimeve të gjelbra organizohen në nivel të grupit “ProCredit” në Gjermani së paku dë herë ën vit. Këto takime shërbejnë si trajnim për personat përgjegjës për performancë mjedisore në bankë, për t’i përforcuar dhe promovuar kreditë e gjelbra në bankat përkatëse.

(AUTORI ËSHTË UDHËHEQËS I NJËSISË SË MJEDISIT NË “PROCREDIT BANK”)

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK