Zërat
Jahja Lluka
Jahja
Lluka

Të krijohen kushtet për votim të Diasporës?!

Zërat May 22, 2017 - 09:10

Zgjedhjet e 11 qershorit po ofrohen, me zgjedhjet po ofrohet edhe ndryshimi i madh në qeverisjen e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe ketë radhë ka dështuar me ose pa qëllim ne ofrimin e mundësisë së votimit të lehtë dhe pa shumë procedura burokratike për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Sipas KQZ-së, vetëm një numër i vogël i aplikacioneve në krahasim me numrin e madh të të qytetarëve të interesuar të votojnë nga diaspora kanë ardhur deri më tani në KQZ.

Vota e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë është shumë e rëndësishme për lidhjen mes gjeneratës së re me Kosovën. Pastaj angazhimin në jetën politike e zhvillimore të qytetarëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, por edhe njohja e tyre me problemet e ndryshme politike, sociale e zhvillimore të Kosovës.

Politikanët kosovarë, partitë politike por edhe qytetarët e Kosovës, për çdo ditë proklamojnë interesin e tyre për diasporën, bëjnë thirrje për investime, por një pjesë e tyre duket e pa interesuar që t'ju ofroj edhe mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Qytetar të shumt nga vende të ndryshme të botës e kanë pasur të pamundur dy ditët e fundit t’i dërgojnë aplikacionet e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në emailat zyrtar të ofruar nga KQZ. Sipas përgjigjeve automatike nga emailat e ofruar nga KQZ, ata jan stërngarkuar, e si pasoj nuk pranojnë më shumë emaila nga të interesuarit. Kjo tregon se administrata e KQZ-së, nuk është përditësuar duke proceduar e-mailat e ardhur nga diaspora. Kjo ka pamundësuar dërgimin e aplikacioneve të reja në KQZ. Duke pasur parasysh edhe afatin e shkurtër për aplikim, mungesën e organizimit të votimit në diaspor, e tani edhe ky problem krijon një sfidë të madhe për diasporën tonë.

 Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje garantohet me ligj, prandaj pamundësimi për të aplikuar/ votuar përbën shkelje ligjore. Me këtë neglizhim të qēllimshëm ose jo, diasporës po i pamundësohet e drejta e votës. KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante duhet që urgjentisht të zgjidh problemet e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike ose formave tjera deri më sot. Si dhe të lehtësohet procesi i votimit nga jashtë duke e shikuar edhe mundësinë e zgjatjes së afatit kohor për aplikim por edhe mundësit e alternativave tjera. Votimi i diasporës është tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë në diaspor por edhe për vet Republikën tonë.

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK