Zërat
Bilall Sherifi
Bilall
Sherifi

Qeveritë vijnë e shkojnë- Kosova mbi të gjithë!

Zërat May 05, 2017 - 20:16

Vendimi i kryeministrit Isa Mustafa për ta proceduar marrëveshjen e demarkacionit për ratifikim në Kuvend vetëm disa orë pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit nga opozita dhe caktimit të seancës në të cilën në rend të ditës do të jetë Mocioni është dëshmi se për Isa Mustafën më i rëndësishëm është qëndrimi i tij në pushtet sesa territori i Kosovës!

Nga ky veprim del qartë se për pushtet ai është i gatshëm të heqë dorë nga mbi 8000 hektar e territorit të Kosovës!

Në atë seancë deputetët do të jenë para një momenti historik: Të heqin dorë nga një pjesë e territorit të Kosovës apo të heqin qafe këtë qeveri për të shpëtuar Kosovën!

Unë kam bindjen e plotë se në Kuvendin e Kosovës ka mjaftë deputet për të cilët më i rëndësishëm është territori i Kosovës se sa mandati i tyre. As që bëhet fjalë për pushtetin e Isa Mustafës! Interesi i Kosovës qëndron mbi të gjitha funksionet individuale!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK