Zërat
Fitim Zekthi
Fitim
Zekthi

Çfarë tregon zgjedhja e Ilir Metës dhe a e zhduk kjo PD-në

Zërat April 29, 2017 - 11:34

Zgjedhja e Ilir Metës president i republikës është thjesht një akt apolitik dëshmi e një karikature të madhe që vizatohet prej kohësh. Këtu nuk ka asnjë arsye nga askush për tu ndjerë keq. Ky është potenciali apo kapaciteti që ka politika shqiptare për tu ofruar zgjidhje gjërave. Ka vetëm arsye për të shpjeguar shtysat e këytyre akteve dhe pasojat e tyre mbi mbi krizën politike në vend.

Në vitin 2013 kur u nënshkrua koalicioni Rama – Meta në datën 1 prill, pas një shpërthimi të fuqishëm në rrjetet sociale të bazës apo militantëve socialistë kundër paktit me atij që ata e quanin shkakun e “vrasjeve të 21 janarit” , “njeriu me bllok” , kundër paktit që  “shiti” gjakun e katër të vrarëve, Rama u shpreh se “ky koalicion do të bënte të mundur Rilindjen, do të bënte të mundur vënien në vend të drejtësisë për të vrarët, amaneti I të vrarëve do të ccohet në fund vetëm nga ky koalicion etj”.

Pra koalicioni u quajt I domosdoshëm për një qëllim dhe ide të madhe. Edhe në këto momente kur Ilir Meta bëhet president dhe rithemelohet koalicioni PS-LSI jemi përpara justifikimit për “Shqipërinë që duam”, për të jetësuar Rilindjen, për të futur LSI-në në zgjedhje, respektuar kushtetutën, bërë vettingun etj etj.  Marksistët, komunistët, e majta,  i kanë urryer gjithmonë argumentet morale.

Ata i kanë quajtur ato ‘idealiste’ dhe ‘të parëndësishme’ në një realitet ku zhvillimet politike dhe intelektuale përcaktohen nga forcat materiale. Idetë dhe teoritë etike për marksistët janë mjete për të arritur qëllimin. Idetë që mundësojnë apo afrojnë arritjen e qëllimit, revolucionit, janë të mira dhe ato që nuk e afrojnë janë të këqija ose të dëmshme. Ata mendojnë se kanë gjetur zgjidhjen fundore, dhe kështu që çdo mjet është i justifikuar.

Çdo lloj kostoje, edhe njerëzore, është e justifikuar. Historiani i famshëm marksist, një nga njerëzit më me ndikim në gjithë mendimin e së majtës perëndimore shekullin e kaluar, Eric Hobsbaëm, është shprehur se, “në qoftë se socializmi do të ishte i vërtetë, atëherë edhe vdekja e qindra milionë njerëzve është e lejuar”. Sociologu Ted Goertzel i Universitetit Rutgers thotë se këtë moral të së majtës e përdor gjerësisht edhe terrorizmi. Kaq sa I takon justifikimit, sa I takon domosdoshëmrisë së koalicionit apo domosdoshëmrisë (pavarësisht moralit) së zgjedhjes së Ilir Metës president në këtë rast.

Ndërkohë për të kuptuar mënyrën se si forca të tilla sillen kur marrin pushtetin,  Jean Claude Paccito, një politolog i universitetit Paris IX,  I gjurmon rrënjët e tyre, rrënjët e së majtës që prej periudhës  termidoriane të revolucionit francez. Kjo periudhë nis me rënien e Robespierit dhe kulmon me Direktoratin, një koalicion i çuditshëm që kishte brenda terroristë, ish-terroristë, zhirondinë etj që I bashkonte armiqësia ndaj Robespierit. Në fakt, vëren Paccito, koalicioni bashkohej edhe nga objektivi i përbashkët që kishin grupet  e ndryshme që gjendeshin aty: fitorja dhe interesi.

Ky koalicion nuk mendonte më për të krijuar njeriun e virtytshëm, por për të përfituar nga marrja e pushtetit pas revolucionit. Historianët François Furet dhe Denis Richet thonë në librin “Revolucioni francez” se koalicioni i ri i së majtës donte vetëm para dhe kënaqësi në çdo aspekt.

Republika spartane që ëndërruan revolucionarët para se të merrnin pushtetin u shndërrua në republikën e pallateve dhe të kostumeve elegante. Nis lidhja e papritshme e së majtës me financat. Jean Claude Paccito thotë se ky koalicion harroi çdo ide mbi botën e re që do të ngrinte, mbi barazinë, lirinë, vëllazërinë dhe u fokusua vetëm te përfitimi, pasuria dhe pushteti.

Kjo e majtë tashmë ishte gati të bënte gjithçka për të ruajtur pushtetin, edhe grushte shteti siç edhe bëri, intriga, shitje të ccdo lloj interessi dhe blerje të ccdo lloj interesi, etj.  Paccito thotë se këto tipare që janë në rrënjë të së majtës gjenden sot te çdo e majtë në botë, në forma të caktuara, sigurisht jo aq brutalisht sa atëbotë.

Këto gjetje të Paccito-s  përshkruajnë saktësisht koalicionin që ndërtoi Rama  në 1 prill, mënyra si qeverisi për katër vjet, emërimin e Metës nga Rama  president dhe atë çfarë pritet të sjellë qeverisja e tyre.Kësisoj nuk ka ndonjë gjë për tu habitur dhe as për tu ndjerë keq. Në lidhje me  pasojat që do të ketë zgjedhja e Ilir Metës president  mbi krizën politike në vend duhet thënë se ajo vetëm e fryn atë pasi përmes një akti karikaturesk apolitik një koalicion qeveritar shtyhet të futet në zgjedhje në mes të krizës. 

Opozita duket do të vijojë protestën dhe kërkesat e saj do të jenë po ato. Futja e LSI-së në zgjedhje me PS-në dhe PDIU-në së bashku me Blushin, Topin dhe Bojaxhiun nuk do të ndihmojë për asgjë në zgjidhjen e  krizës. Kjo mund të realativizojë, dobësojë  LSI-në por nuk do të bëjë dot diçka tjetër. Me sa duket zgjidhja që i dha krizës koalicioni PS – LSI ishte futja e njëanshme në zgjedhje,  duke shpresuar tashmë vetëm në një gjë: në legjitimimin e zgjedhjeve nga prania e LSI dhe në zhdukjen e PD-së, pra opozitës. Budallallallëqet se PD do të zhduket mund të jenë vetëm shajni parazgjedhore ndonëse kanë nisur të artikulohen edhe nga analistë apo edhe politikanë më shumë si presion, si dëshirë dhe aspak si analizë.

Në Francë para ditësh kishte zgjedhje dhe partia e djathtë “Bashkimi për Republikën”  dhe Partia socialiste dolën partia e treë dhe e katërt, me 6% dhe 19% secila.  Një rënie e frikshme. Shumë studiues po flasin për këtë rëni,e gati zhdukje, sidomos të PS-së që shkoi në 6%. Bruno Cautrès, nga Qendra për Kërkime Politike në Sciences Po thotë se besimi politik në Francë ka rënë tmerrësisht tek të gjitha partitë sidomos tek PS dhe tek republikanët.

 89 % e të pyeturve si votues të PS-së  thonë se “të zgjedhurit nuk e vrasin mendjen për njerëzit”, 67%  e të pyeturve si votues të të djathtës thonë se të zgjedhurit e “kanë mendjen vetëm tek punët e tyre dhe interesat e tyre”.  Pra kjo ka qenë arsyeja pse gati u shfaros PS dhe e djathta tradicionale. Në Shqipëri votuesit e PD-së (rreth 600 mijë syresh) nuk janë më shumë të mërzitur me partinë e tyre se sa janë votuesit e PS-së (600 mijë syresh). Në qoftë se do të flisnim për zhdukje në këtë kuptim  më afër do të ishte PS ndoshta.

Rémi Lefebvre, profesor në universitetin e Lille-ës  që flet për PS-në në Francë si një parti në prag të zhdukjes thotë se ajo ka një gërryeje prej vitesh. Në vitin 2006 ajo kishte 280 mijë anëtarë, në vitin 2016 ajo kishte vetëm 86 mijë anëtarë thotë ai. Partia e kandidatit Fillon, Bashkimi për Republikën, kishte 370 mijë anëtarë në vitin 2006 ndërsa në vitin 2016 kishte 238 mijë. Pra thotë professor Lefebvre duhet nëj humbje e tilë e besimit nga votuesi dhe një gërryeje e tillë në anëtarësi  që të kemi këtë gati zhduklje të PS-së.

Partia demokratike në Shqipëri pikën më të ulët e kishte në vitin 2013 ndërsa në vitin 2015 pati një rritje të lehtë. Nuk duket ndonjë hum,bje e veccantë e besimiot tek ajo nga votuyeist e saj dhe as ndonjë gërruyerje në anëtarësi. Në rastin e PS në Francë rënia ishte në masën e gati 350%.  Edhe rasti I zhdukjes së PASOK-ut është po I njëjtë me atë të partisë socialiste franceze: braktisje e votuesit për të njëtat arsye.

Cilët anëtarë apo votues të PD-së do të votonin Topin apo Bojaxhiun dhe do të dënonin Bashën për protestat dhe bojkotin, cilët anëtarë dhe votues të PD-së do të votonin Blushin dhe do të dënonin Bashën për çadrën apo për kërkesat për qeveri teknike. Në këtë kuptim  çdo diskutim serioz mbi mbi krizën duhet të ketë një konstante: pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje. PD do të jetë aty, mund të margjinalizohet, mund të radikalizohet, mund të frustrohet, mund të arrestohet por kurrsesi zhduket. Pushteti mund  të vijojë ndjekjen e traditës së vjetër të së majtës me justifikime dhe me luks e pallate derisa të shkatërrohet. Kështu ka ndodhur gjithnjë./Mapo.al/

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK