Zërat
THE GUARDIAN
THE
GUARDIAN

Çfarë u përmbys në Francë

Zërat April 25, 2017 - 17:17

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes.

Por rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është një trazirë e vërtetë politike. Për herë të parë në gati 60 vite histori të “Republikes së Pestë”, raundi i dytë që do zhvillohet më 7 Maj do të jetë midis dy kandidatëve të jashtëm, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Asnjë nga kandidatët e partive themeluese të së majtës dhe të djathtës nuk do të jenë në balotazh. Cilido nga këta dy kandidatë të dalë fitimtar nga balotazhi, Franca tani është vendosur në një kurs të ri politik, me implikime të mëdha për veten dhe pjesën tjetër të Europës. 

Humbja e partive themeluese është një poshtërim për partitë moderne franceze të së majtës dhe së djathtës. Kandidati socialist Benoit Hamon, që përfaqëson partinë e Presidentit në ikje, Francois Hollande, mori vetëm 6.3% të votave. Kandidati konservator, Francois Fillon doli më mirë, me 20% të votave.

Megjithatë, kjo është hera e parë që një kandidat zyrtar i qendrës së djathtë nuk ka arritur të marrë pjesë në raundin e dytë, që kur gjenerali De Gol krijoi Francën moderne në vitin 1958. Duke pasur parasysh skandalet lidhur me përdorimin e fondeve publike, ishte e jashtëzakonshme që Fillon doli kaq mirë. Megjithatë, mes tij dhe Hamon qëndronte një e katërta e votave. Tre votues nga katër, në një pjesëmarrje prej 78%, votuan për ndryshim. 

Benoit Hamon pranoi menjëherë përgjegjësinë personale për dështimin e socialistëve. Është e qartë se votuesit e majtë radikalë preferuan një kokteil të Jean-Luc Melenchon-it të reformës sociale, shpenzime më të larta publike dhe armiqësi ndaj BE-së, ndryshe nga çdo gjë që ofronte Hamon, i cili është në të majtë të partisë. Melenchoni mori tre vota për secilën që mori Hamon. Ekziston një mësim historik për socialistët, që është i ngjashëm me rritjen e Jeremy Corbyn në Britani në vitin 2015.

Partia Socialiste franceze që u bashkua nga Francois Mitterrand në vitet 70-të nuk është më. Ajo do të duhet të kthehet menjëherë në bazat e saj, për të rigjeneruar veten.

Por, përpara këtyre, Franca përballet me një zgjedhje shumë të qartë. Gara i 7 Majit, është një garë midis hapjes dhe fanatizmit, internacionalizmit dhe nacionalizmit, optimizmit dhe urrejtjes, reagimit dhe reformës, shpresës dhe frikës.

Fakti që Le Pen ka arritur në raundin e dytë nuk duhet të nënvleftësohet vetëm se ishte parashikuar prej kohësh, ose për shkak të vendosjes së saj pas Macronit në rradhitje si e dyta. Ajo mori pothuajse një të katërtën e votave franceze. 21.3% e saj është goxha më shumë se rezultati i babait të saj, me 16.9% në vitin 2002. Edhe nëse ajo humb në raundin e dytë, Fronti Nacional mund të jetë pranë një përparimi historik në zgjedhjet parlamentare të Qershorit.

Është tunduese të shohësh rezultatin e Le Pen-it si një humbje, së bashku me atë të Geert Wildersit në Holandë, dhe të konkludojmë se vlerat liberale europiane janë mbledhur me sukses për të ndalur një tjetër brengë të së drejtës raciste. Një pikëpamje e tillë është deri diku e vërtetë dhe kjo pikëpamje është shkak për një lehtësim të pamasë. Franca u ngrit dhe u numërua të dielën.

Por kërcënimi nga ekstremi i djathtë nuk mbaron këtu. Dhe, as kërcënimi nga partitë e ekstremit të djathtë në Europë nuk mbarojnë këtu. Edhe partia “Alternativa për Gjermaninë” dhe “Partia për pavarësinë e Britanisë” kanë lëvizur më tej në të djathtë javën e kaluar. Por, Fronti Nacional mbetet një parti e fanatizmit, urrejtjes dhe nacionalizmit të llojit më të keq.

Tani Franca duhet të ngrihet sërish për dy javë, dhe të përfundojë “punën” e saj duke zgjedhur Emmanuel Macron. Ka vetëm dy kandidatë në këtë garë, dhe votuesit francezë duhet të bëjnë atë që bënë në vitin 2002, të mblidhen për të mposhtur kandidatin e Frontit Nacional më 7 Maj.

Tashmë, një pjesë e qëndrës së djathtë janë mbledhur rreth Macron-it. Edhe votuesit e majtë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Emmanuel Macron është shpresa më e mirë për këtë vend të trazuar, por të madh. Problemet e këtij vendi shkojnë nga pabarazia në papunësi, ndarjet sociale, terrorizmi dhe një elitë në pushtet me një ndjenjë të fortë për të drejtën.

Macron vjen nga ajo klasë, është shumë i paprovuar, nuk besohet nga të majtët, prandaj duhet të fitojë besimin e votuesve sërish. Ai ka qenë më fatlumi nga të gjithë kandidatët, të majtë e të djathtë. Ai ishte zgjedhja e parë e francezve me 24% të votuesve. Por ai është shpërblyer për guximin e madh politik, të sfidës së tij ndaj regjimit antik. Zgjedhja e tij në 7 Maj, është tani e vetmja mënyrë për të hapur mundësitë një reforme progresive, liberale dhe pro-europiane në Francë. Votuesit francezë kanë bërë një shkëputje të guximshme me të kaluarën. Tani, ata duhet të përfundojnë revolucionin.  /Përgatiti Lapsi.al/

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK