Zërat
Agim Muhaxheri
Agim
Muhaxheri

Kasta politike e lë Bekimin në harresë!

Zërat April 07, 2017 - 16:30

Kundër yllit të filmit, Bekim Fehmiut janë enversitët, ata që e kapën historinë dhe shtetin. Asnjë tempull i kulturës, institucion, shesh... nuk mban emrin e tij ! Turpin s'e lanë as deti ! Filmi i tij "Skupljači perja" (Mbledhësit e puplave) Beogradi e shpalli më të mirin në të gjitha kohërat. Serbët e çmojnë artistin tonë. Njëri nga personalitetet e letërsisë angleze, Samuel Johnso la thënien perlë:

Nacionalizmi është streha e fundit e horrave.

---------------------------

Një popull që s'i nderon artistët e vet nuk ka ardhëmri të ndritshme.

I madhi Bekim Fehmiu shndërriti. Filmi i tij "Skupljači perja" (Mbledhësit e puplave) Beogradi e shpalli më të mirin në të gjitha kohërat. Serbët e çmojnë artistin tonë, ne e përbuzim !

Kasta jonë politike nuk i bëri nderim as atëherë kur u shua ky yll i filmit, më 15 qershor 2010, as sot.

Asnjë tempull i kulturës, institucion, shesh... nuk mban emrin e tij.

Turpin s'e lanë as deti !

"Derisa Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë seancat e tyre të 16 e 17 Qershorit i nisën me një minutë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, këtë nuk e bën institucionet e Kosovës...", shkruan në librin e tij Fahri Musliu.

Kundër tij janë ata që e kanë kapur historinë dhe shtetin. Janë marksistët - leninistët, enveristët.

Pikërisht enveristët, në Kuvend, më 17 qershor 2010, nuk lejuan që Bekimi të nderohet me një minutë heshtje. Nuk lejoi kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Kuvendarët dhe qeveritarët nuk e luajtën b..., së paku një minutë të rrinë gatitu për Bekimin.

Nuk lejoi të shpallet ditë zie as presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.

Atëbotë Jakupi qe shprehur me nervozizëm: "... sa njerëzit vdesin nuk mund të jap nga një minutë heshtje për ta".

Ngjau që ky spiker i Kuvendit të vendos krye në vete. Nuk është çudi. Ai filmit i thotë "filëm" !

Marksistët - leninistët, enversitët i ke në pushtet. Këta kolliten, japin 'certifikata', kush është burrë i mirë e kush i keq.

I kanë heronjtë e tyre, palla s'u ha kush është Bekim Fehmiu.

Të gjorët e vrasin për së vdekuri !

Yllin e filmit Bekim Fehmiun nuk e duan injorantët.

Nuk e duan antikomunistët komunistë, marksistët - leninistët, enveristët...

Nuk e nderojnë as sot.

Kasta politike qëllimisht e lë në harresë.

Medet për Kosovën kush po e udhëheq.

Janë katër arsyet përse Bekimi nuk xhiroi filma në Kosovë.

Ato janë:

Injoranca, mungesa e profesionalizmit, improvizimi dhe mungesa e përgjegjësisë, më tha Fahri Musliu, autori i librit "Bekim Fehmiu - Odiseu i Kosovës", botuar në Prizren, më 2015.

Kush ishte Bekim Fehmiu (1936 - 2010) ? Ai lindi rastësisht në Sarajevë. Rrjedh nga një famiklje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë.

Bekimi u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e puplave", në vitin 1966.

Xhiroi në më tepër se 40 filma, duke luajtur me artsitë me famë botërore.

Nuk pranoi ta ndërroi emrin, identitetin kombëtar. "Emri im është trashëgimi dhe detyrim. Nuk dua ta ndërroj. A do të duhej ndoshta të thirrem Miki Maus vetëm për shkak që këtë njerëzit ta flasin më lehtë ?", thoshte Bekimi, shkruan në librin e tij Fahri Musliu.

Në librin e Fahri Musliut është edhe intervista e gjatë me Bekimin nga dy autorët Tahir Desku e Selajdin Xhezairi e titulluar: U tregova të gjithëve se "njerëz me bishtë" nuk jemi. Kësisoj ishte shprehur Bekimi në intervistën për "Botën e re", më 1 maj 1983.

Maestro i gazetarisë, Fahri Musliu librin e tij e nis me lajmin, tragjedinë që i ndodhi Bekimit në banesën e tij në Beogard, ku i dha fund jetës më një shkrepje të plumbit....

Fahriut nuk i shpëtoi as fakti për injorimin që pushtetarët i bën Bekimit. Në faqen 21 të librit e ka mestitullin: Sjellje injorante e pushtetarëve të Kosovës.

Bekimi la gruan e tij, artisten Branka Petriq dhe dy fëmijët Uliksin dhe Hedonin.

Këta baloshat tanë nuk e nderuan për shkak se ai rrojti në Beograd. E kishte gruan "shkinë" ! Shprehën racizmin e tyre.

Aktori tjetër me nam, ylli i teatrit Aleksandër Moisiu (1879 - 1935), në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë. Ai aktroi në Vjenë, Pragë, Berlin.. vende të ndryshme të Europës dhe të Amerikës Veriore. Ai s'e kishte gruan shqiptare, por vjeneze. Moisiun e nderon Shqipëria. Emrin e tij sot e mban Teatri i Durrësit....

Një popull që s'i bën nder artistit botëror, siç ishte Bekim Fehmiu, nuk ka të ardhme të ndritshme.

Njëri nga personalitetet e letërsisë angleze, Samuel Johnson (1709 - 1784) la thënien perlë:

Nacionalizmi është streha e fundit e horrave.

Thënien e tij e citojnë shkrimtarët, publicistët, diplomatët...

Me këtë kartë lozin sot marksistët - leninistët, enveristët.

Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë !

Derisa t'i kemi në pushtet enversitët, kjo Kosovë s'do të bëj lum !

Image
Bekim Fehmiu me aktoren Barbara Bach në filmin "Odiseu".

 

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK