Zërat
Arbana Xharra
Arbana
Xharra

S'mund të sjellim investitorë me analfabetë funksionalë

Zërat April 07, 2017 - 11:20

Para së të flitet për hapjen e vendeve të punës, paraprakisht duhet ta sillni parasysh raportin e PISA-s. Që dikush mundet të punojë diku duhet të jetë i aftësuar për funksionin përkatës. Degradimi që i është bërë sistemit arsimor ka rezultuar masa analfabetësh funksionalë me diploma, të cilët nuk janë të përdorshëm për të konkurruar tregjeve të botës.

 Së pari rishikoni kush jep diploma?

Shikoni se cilave shkolla u është dhënë licenca, kush jep mësim dhe në fund verifikoni nivelin e të diplomuarve? Dhe do të bindeni vetë: Janë për faqe të zezë! Dakord, ne mund t'i bëjmë shumëkujt konkurrencë “baushtellëve“ të Perëndimit, por jo në sektorë të tjerë të industrisë, të ekonomisë. Këtu ka vetëm pak përjashtime: të rinj që vetë janë ngritur nga fuqia dhe lufta e tyre për ta kapërcyer normën që mbizotëron këtu. Përndryshe, minus zero. Arsimimi është dështimi më i madh i kohës së pasluftës.

Nxënësit që prej shkollës fillore e deri në vitet e fundit ballafaqohen me mungesë të tualeteve, s'kanë ku të pinë as ujë e lëre më të kenë luksin të mendojnë për laboratorë. Kështu që, mos u bëni përrallë para investuesve të huaj, duke iu ofruar gjëra që nuk i keni. Pa resurse humane s'ka ekonomi, zhvillim. Nisjani nga arsimi, largoni zyrtarët politikë nga UP-ja, pastrojeni nga analfabetët me kravata dhe pastaj ia nisim ndoshta si duhet!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK