Zërat

Mero Baze

Një darkë e mbingarkuar nga pesha e pushtetit!

04 prill 2017 • 12 : 03

Debati dhe lajmet e rrjedhura nga darka e “Pazarit të Ri”, të krijojnë idenë se në Shqipëri nuk ka opozitë, por konflikti I vetëm është ai mes PS dhe LSI, ose më mire, ai mes Metës dhe Ramës. Të gjitha analizat, paranojat, teoritë konspirative, deliret e atyre që nuk ja dolën të ishin ndërmjetës, dhe gjithkujt tjetër, pa dashje të krijojnë idenë, se në këtë vend, nëse merret vesh Edi Rama me Ilir Metën punët rregullohen. Aq I fortë është ky perceptim, sa dhe në “Çadrën” e opozitës, nuk ka asnjëj koment serioz për këtë zhvillim, pasi duket që “kanë mbetur pa tekst”.

Edhe ata më optimistët që thonë se është mbyllur një “Marrveshje e re”, edhe ata më pesimistët, që thonë nuk është mbyllur asnjë marrveshje, të gjithë fuqinë e kanë në fakt tek raporti Rama- Meta. Aq I fortë është ky perceptim, sa këta të dy, ose njëri prej tyre, duken si “tutorë” të opozitës, me të cilën mund të merremi vesh, nëse do dikush prej tyre.

Por çfarë ka në dorë të vendos Rama me Metën dhe çfarë ka në dorë opozita?

Edi Rama me Ilir Metën kanë në dorë të përtërijnë marrveshjen për bashkqeverisje, marveshjen për presidentin dhe marrveshjen për zgjedhje. Nëse ata kanë rënë dakord për këtë, kjo nuk do të duhej ta zbuste krizën artificiale që po tenton të prodhoj opozita. Mos hyrja  e opozitës në zgjedhje, është një vendim që nuk ka të bëj me Mareveshjen Rama-Meta, por me faktin se ata duan të bllokojnë sistemin dhe të shkojnë drejt kaosit.

Këtë nuk e zgjidh “Marrveshja” Rama Meta dhe asnjë ofertë që ata mund ti bëjnë. Lulzim Bashën nuk e nxjerr nga çadra asnjë kërkesë e tij. As qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe asgjë tjetër, nuk do ta detyrojë atë të pranoj zgjedhje. Kaosi është biznesi I tij në këtë rast dhe jo ofertat e pushtetit për zgjedhje, pasi këto nuk janë probleme reale të tij. Problemi I vetëm I tij, është të mos marr pjesë në zgjedhje.

Nga ana tjetër dhe kushtëzimi I LSI , që nuk hyn në zgjedhje, po nuk hyri PD, nuk është aq shumë solidaritet për PD, për demokracinë apo standartet zgjedhore, biles as plan sekret bashkpunimi me PD. Është hall I LSI. Dhe ja pse!

Nëse LSI hynë në zgjedhje pamvarësisht vendimit politik që ka marrë opozita, natyrisht do kemi zgjedhje dhe  procesi mund të ec përpara, pavarsisht problemeve. Nëse LSI nuk hynë në zgjedhje pa PD, nuk ka vlerë asnjë dark mes Ramës e Metës dhe asnjë marrveshje mes tyre.

Biles ajo që nuk ka vlerw fare, është “Marrveshja” Rama-Meta për zgjedhjet, në kushtet kur PD nuk hyn në zgjedhje. Çfarë rëndësie ka dalja e PS me LSI në një koalicion, kur PD nuk hynë në zgjedhje? Asnjë vlerë!

Ato kanë për të ndare 140 mandate e mund të marrin bollshëm dhe më vete.

Po ashtu, nuk ka vlerë oferta për zgjedhje të lira për PD, apo të garantuara, pasi PD nuk do zgjedhje. LSI nuk hynë në zgjedhje pa PD, pasi nuk dëshiron që të jetë, opozita e ardhëshme.

Ndaj perceptimi se një dark mes Ramës dhe Metës, mund të zgjidhin krizën është I gabuar. AI tregon për shkatërimin e opozitës dhe defaktorizmin e saj dhe për mbingarkesën e pushtetit, që imiton dhe pushtetin dhe opozitën. Debati Rama Meta është debat brenda një shumice dhe jo debat kombëtar. Ata mund të zihen dhe pajtohen për çfarë qeverisin bashkë deri më 18 Qershor, por jo për gjithçka.

Kështu që nga darka  e mbrëmshme e Pazarit të Ri, vlen vetëm Marrveshja për Presidentin, nëse arrihet. Të tjerat nuk vlejnë, nëse LSI nuk është e gatshme, të hyj në zgjedhje pa PD. Ajo është vërtet para një vendimi të vështirë. Pasi nëse hynë pa PD në zgjedhje, ajo fiton shumë, por është e padobishme për të qenë pjesë e pushtetit.

Por nëse nuk hyn, po ashtu vendi mund të shkoj drejt një krize institucionale, ku në fund duhet të ulen në tryezë Rama me Bashën dhe LSI defaktorizohet. Dhe për Ilir Metën do kishte vend në këtë tryezë, vetëm nëse ajo ditë e gjen president./tema

© zëri.info