Zërat
Roland Spahiu
Roland
Spahiu

Domosdoshmëria e intelektualëve

Zërat March 16, 2017 - 11:51

Pa intelektual nuk bën. Intelektualët kanë domosdoshmëri të shfaqjes. Ata, pa gënjeshtra, në paanësi, duhet të thonë vetëm aq sa dinë, për çështje të caktuara. Ata duhet të thonë të vërtetën. Vetëm të vërtetën. Euforia, nuk duhet të jetë pjesë e oponencës së tyre. Pa anuar politikisht e as në baza prefernciale, ata duhet të frymojnë.

Ata duhet ta thonë të vërtetën, pa egzagjeruar dhe pa e reduktuar ate. Ata po qe se dinë duhet të flasin, ose duhet të heshtin. Inteletktualët nuk kanë domosdoshmëri të të folurit kur nuk dinë. E drejta po qe se është e çartë në syrin e tyre, duhet thënë, sikur duhet thënë një gabim i dukshëm. Inteletkualët janë bartës të mendimit kritik të një shoqërie. Ata, sipas qejfit të dikujt, dhe as për t`i hyrë në sy dikujt e as për të manovruar nuk duhet të flasin. Përkundrazi, duhet të flasin për të drejtuar të shtrëmbërin, për ta qortuar të padrejtin. Inteletkuali duhet të ketë guximin të thotë “nuk di”.

Ai duhet të i largohet oponcencës emocionele.  Ata duhet të kritikojnë më gjakftohtësi, pse jo me dashamirësi. Ata duhet të kenë kujdes në formulimin e gjuhës së shkruar. Një shkrim i një inteletkuali duhet dalluar nga gjuha e rrugës dhe nga shprehjet që japin konotacione banale. Një intelektual duhet të jetë personalitet i lexueshëm. Një inteletkual duhet të mos joshet nga materializmi.

Një inteletkual duhet të pranojë të mësojë edhe nga fëmiju. Një inteletkual duhet të jetë i hapur për zhvillime dhe në veçanti për kritika. Një inteletktual duhet të jetë i gatshëm të dëgjojë. Inteletkuali duhet të jetë autokritik dhe jo anakronik. Ai duhet të jetë përmirësues i vetës, madje qortues i vetes në rast shkelje parimesh. Një inteletkual duhet të arrijë thjeshtësinë. Ai duhet të flas thjeshtë, kuptueshëm, sikur ka nëvojë bashkëbiseduesi apo lexuesi. Një intelektual nuk duhet ta poshtërojë të paditurin. Ai nuk duhet futur diturinë e tij në sy të atij që e kërkon. Një inteletkual duhet të jetë unifikues, assesi përçarës. Ai duhet të kërkojë dhe të gjejë pjesët e përbashkëta të fenomeneve të ndryshme apo të kundërta. Ai duhet të punojë për bashkimin e shoqërisë, duhet të veprojë për afrimin e shoqërisë.  Ai duhet të jetë protesutues ndaj së padrejtës. Ai duhet të jetë mbrojtës i të drejtave të njerëzve të shkelur, pamarparasysh çmimit që duhet të paguajë. Intelektuali duhet të bashkërenditet me të varfërin,  me jetimin, me pensionistin. Ai duhet ta iniciojë pluralizmin, mirëkuptimin, tolerancën. Ai nuk duhet ta iniciojë polarizimin, ashpërsinë, mostolerancën.

Ai duhet ta qortojë mësuesin i cili vonohet në klasë. Ai duhet ta këshillojë nxënësin i cili vonohet në klasë. Ai duhet të përshëndetet me njerëzit që mbledhin mbeturina, të flas me ta e të mendojë për rëndësinë e tyre. Ai duhet të vizitojë libraria. Ai duhet të kujdeset për gjendjen e bibliotekës së qytetit. Ai duhet të kujdesët për gjendjen e arsimit. Ai duhet të qortojë nëse degradohet arsimimi.

Ai gjithnjë duhet ta mbaj kokën lart. Ai duhet t`ia mësojë respektin të pabindurit, leximin analfabetit, mendimin kritik atij që nuk mendonNjë inteletual duhet të luajë me fëmijët, të lexojë përralla bashkërisht me ta. Një inteletkual duhet të shkojë në kinema, duhet të shkojë në teatër. Ai duhet të di përmendësh poezi. Një inteletkual duhet ta kuptojë jetën në fshat dhe jetën në qytet. Ai nuk duhet të lejojë që fshatari ta lakmojë qytetarin dhe qytetari ta përqesh fshatarin.

Një inteletkual duhet të jetë i hapur ndaj mendimeve të ndryshme dhe i mbyllur ndaj paragjykimeve. Një inteletual duhet të di të bëjë pyetje. Ai duhet të jetë i gatshëm të habitet, të befasohet.  Intelektuali duhet të jetë ballë krimit. Ai duhet të jetë kundër hajdutërisë. Ai nuk duhet të gënjejë, as me një fjalë e as me një shkronjë. Ai duhet të pranojë që po qe se një popull e vret përse është i tillë,  duhet të pranojë edhe të vdes i urritur. Në rastin më të keç ai duhet të pranojë të jetë i vrarë nga populli ose në rastin më të mirë të jetë  i lavdëruar nga populli. Sidoqëtëjetë ai duhet të jetë i pakompromis ndaj kauzës së tij madhështore.  Inteletkuali duhet të jetë populli në tërësi. Një intelektual ka domosdoshmëri, patjetërsueshmëri të shfaqjes.

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK