Zërat
Gazmend Aga
Gazmend
Aga

Për një dashuri të përjetshme

Zërat February 14, 2017 - 21:00

Jetojmë në kohë ku paraja, konsumimi e materialja kanë zënë fronet e zemrave dhe fatkeqësisht po humbasim pothuajse të gjitha vlerat. Duket qartë që peshorja e vlerave ka ndryshuar. Të jesh i ndershëm, i drejtë e punetor mund të cilësohet si dobësi.

Atdhedashuria, sakrifica për kombin e fenë gjenden në njerëz të rrallë, por të çmuar. Një nga vlerat e rrezikuara prej këtij tehuajësimi i gjithçkaje, është edhe dashuria. Shpesh në ditet e sotme dashuri konsiderohet vetem ajo mes një mashkulli dhe një femre, por harrohet universalizmi i dashurise.

Dashuria është shpirti i universit, thelbi i qënies, rruga e profetëve, komunikimi me Zotin, ura mes zemrave të njerëzve, çelësi i lumturisë së dy botëve dhe arsyeja e ekzistencës sonë. Dashuri është të duash për tjetrin siç do veten, të rendësh për të lartësuar vlerat, të jetosh për të jetësuar.

Dashuri është shpresa për të jetuar, përpjekja për familjen. Sot bota është bërë si një fshat i vogël ku distancat janë shkurtuar, por shpirtërisht nuk po puqen më bashkë vëllai me motrën, bashkëshorti me bashkëshorten, fqinji me fqinjin, mësuesi me nxënësin.

Dashuria për prindërit të shpie në parajsë. Dashuria e sinqertë për bashkëshortin/en ta bën edhe këtë jetë parajsë. Dhuro dashuri, por jo veç duke blere. Dhuro dashuri duke i dhuruar kohë, besim, lutje, sakrifice, vleresim, dhembshuri. Sipas fesë, dashuria kërkon sinqeritet, durim, sakrificë e mbi të gjitha rrespekt.

Vlera që i japim njëri tjetrit mbetet matësi i dashurisë. Jam munduar të përmbledh disa këshilla nga feja për të arritur lumturinë bashkëshortore; Kur hyn ne shtepi futu me përshëndetje paqësore! Vështroje atë me dashuri! Vije re çfarë bën dhe buzëqeshi! Thuaji që e do! Luaj me te! Shpenzo kohë me të duke bërë çi pëlqen asaj e çtë pëlqen ty! Mbështete atë! Ndihmoje me punët e shtëpisë! Ha e pi së bashku me të! Thirre me emra të ëmbël! Bisedo me të! Sillu i ëmbël, i këndshëm dhe i butë me të! Mos e gënje! Këshillohu me të! Falenderoje për gjithçka bën! Merri dhurata! Tregohu i kujdesshem dhe i këndshëm me të! Hesht në rast problemesh! Respektoja të afërmit! Më e rëndësishmja; Lutu për të..!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK