Zërat
Fahri Xharra
Fahri
Xharra

Si u asimiluan shqiptarët e Sanxhakut falë fesë muslimane ?

Zërat January 03, 2017 - 12:40

Image

Shkolla fillore “ Naim Frashëri” në Pazarin e Ri ( 1942)

 Kujt nuk i dhemb zemra kur e shikon këtë foto të fëmijëve ( nxënësve ) shqiptar të Sanxhakut , të Novi Pazarit të cilët jo shumë larg në kohë ( 1942) mësonin shqip në shkollën fillore “ Naim Frashëri “ . Edhe Sanxhaku e paska  njohur e ditur për Naim Frashërin? Edhe Sanxhaku paska nxënë shqip ?

E kemi menduar ndonjë herë se aty flitej 100 % shqip? E kemi ditur se aty ishin në vendin e tyre ,shqiptarët ?  Po kush iu çeli sytë këtyre shqiponjave të reja që të nxënë më shumë sa iu kishin treguar   prindërit e tyre ?  Ishte koha e tillë .

Përgjigje shumë e thjeshtë :  “ Ishte koha e tillë “ . Po ata që e hapën këtë shkollë pse nuk e hapën ndonjë medrese apo mejtep ? Përgjigja është shumë e thjeshtë; donin që shqiptarëve t`iu hapnin sytë e jo t`iu mbyllin . Donin që këto njomza të reja të shkunden një herë e përgjithmonë të shkunden nga një e kaluar asimiluese , nga një robërim shekullor mendor e kombëtar.

Pra , në çdo kohë është e mundur të bëhet diçka , që të thahen tabutë e së kaluarës dogmatike.

 Tani të kaloj në aktualitet ; shqiptarët e atjehit nuk janë më shqiptar , janë “boshnjak “ , janë musliman ashtu si ishin para hapjes dhe mbylljes së kësaj shkolle dhe flasin sllavisht .

Pra ? i mbrojti feja nga asimilimi  ?  Aspak . 
Sa shqiptar të Sanxhakut i ikën serbit si musliman  dhe shkuan në Turqi dhe   “ u bënë  “turq.  A kemi ndonjë kalkulim të qartë ,ne prestarët e këtij kombit të rrjepur dhe të tëholluar kombëtarisht ?

 Ta dini   ju që më lexoni , se humbja kolosale e një pjese të madhe të kombit të Vilajetit të Kosovës në margjinat e një kombi inegzistent dhe në gjuhën e huaj të pushtuesve është bërë në bashkëpunim turko-serb . Të bindemi një herë e përgjithmonë se në këtë çështje të asimilimit veprohet në “duet “.

Kadare me një gjuhë të ashpër u shpreh mjaft kritik ndaj  ndërrimit të historisë. „Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë. Këtë „teori“ që ka dalë tashmë në skenën shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robërisë".  “Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët “  Sipas kësaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar .Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund“,  e thotë  Kadare.

 

Gjithë teoria qe na servilet nga filoturqit në  Shqipëri për një mbrojtje te kombit shqiptar nga pushtimi osman është tepër qesharake dhe e pabazuar në asnjë argument te qenësishem.Si u mbrojt kombi shqiptar nga një perandori qe ja ndaloi gjuhen dhe beri gjithçka për ta asimiluar,si u mbrojt kombi shqiptar kur u katandis ne vendin me te prapambetur te Ballkanit dhe kane pafytyrësinë disa edhe na thonë qe Osmanet nuk ishin pushtues dhe si argument nxjerrin ata shqiptare qe shërbyen si vezirë,drejtues ushtarake kur te tille kishin edhe greket,serbet,etj dhe thonë qe shqiptaret ishin te privilegjuar.

Kane ngelur ne Shqipëri edhe disa kolonë turq qe bëjnë paçavure .?

Hapave që po shkojmë , nën direktivën e fshehtë turko-serbe dhe e aplikuar nga matrapazët shqiptarë e të gjitha ngjyrave  , fati i Sanxhakut  po i pret më së shumti shqiptarët e Maqedonisë , Malit të Zi dhe përfundimisht edhe të atyre të Kosovës.

Image

Pamje nga “ Molla e kuqe “  Na ishte dikur , aty flitej she frymohej shqip . In memoriam !

Nuk e kisha dashur që dikur , diku pas 50 vjetësh të shkruan : “ Na ishin shqiptarët në këto anë “


Ati i Shenjte Papa Françesku  arbëreshi i Argjentinës iu ri kujtoi shqiptareve se shqiponja kthehet ne folenë e vet sa do që lartë të flurojnë në qiell . …ndoshta edhe këta të humburit e mjerë të Sanxhakut një ditë do të guxojnë të ikin nga kthetrat turko-serbe dhe t`i kthehen kombit dhe gjuhës së tyre shqipe.

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK