Zërat
Terry Gou
Terry
Gou

Zoti Trump, unë e bëra iPhone’in tuaj

Zërat December 09, 2016 - 12:07

I dashuri Z. Trump. Ju nuk më njihni, por unë jam Terry Gou, njeriu i cili e krijoi iPhone’in e juaj.

Më lejoni të filloj me përgëzimet për zgjedhjen e juaj. Fitorja e juaj më bëri të marr në konsideratë që të kandidohem vet për zyre. Kur herën e ardhshme të flitni me presidentin e Tajvanit, mund të jem unë në anën tjetër të lidhjes.

Ne kemi shumëçka të përbashkët, ju dhe unë. Të dytë jemi miliarderë (edhepse unë jam më i pasur), të dytë ndërtojmë gjëra, të dytë jemi të martuar me gra shumë të bukura, dhe të dytë e urrejmë Wall Street-in.

E di se ju keni thënë se do të jeni të dedikuar që të krijoni shumë vende pune, prandej dëshiroj që t`ju jap disa këshilla. Së pari, ju në të vërtet nuk keni nevojë të krijoni vende pune, ju vetëm duhet të bëni që njerëzit të mendojnë se ju po i krijoni ato. Jam i sigurt që ju e dini këtë koncept.

Aktualisht, unë mund t`ju ndihmojë me këtë. Nëse shikoni Brazilin, Indonezinë, Indinë dhe gjashtë provincat e Kinës, do të shihni se puna ime flet vet.

Merreni Indonezinë, një nga arritjet e mia më krenare. Jo, unë nuk kam prodhuar asnjë iPhone të vetëm atje dhe me gjasë kurr nuk do të bëjë. Gjatë diskutimeve pas dyerve të mbyllura, ata i lejuan vehtes që të besojnë se ndoshta unë do të investojë dhjetë (10) miliardë dollarë në fabrikën e telefonave mobil. Nuk është faji im nëse ndonjë politikan tepër i zellshëm, zbukuron reputacionin e vet duke llomotitur nëpër media, sikur ai është një lider që mund të bëjë gjithçka.

Gjithë çka më nevojitet është që të paraqesë kërkesat e mia dhe të shikojë derisa burokratët dhe politikanët argumentojnë a do të më përballojnë mua apo të dështojnë në premtimet e kampanjës.

Pra, kjo është për çka ju dhe unë duhet të flasim. Ndëgjova se ju i keni thënë njerëzve se Apple do të prodhojë në Amerikë. E dini, Tim Cook nuk prodhon asgjë, unë prodhojë. Në fakt, vitin e kaluar kam pasur 75 miliardë dollarë të ardhura nga prodhimi.

Unë jam prodhues, Z. Trump. Unë krijoj gjëra. Kur Apple më tha të fillojë të prodhojë iPhone’ët në Brazil për të evituar tatimet e importit, unë e bëra të mundur. Por me këtë, të më falni, nuk krijova shumë vende pune, sepse unë vetëm eksportova iPhone’ët të para-fabrikuara te vendësit të cilët i montuan ato si Lego – por puna u krye. Dhe sa i përket punës, e kam ndërmend që liderët e Apple’s dhe Brazilit t`i mbajë të lumtur. Dhe çka mendoni, kush pagoi për këtë? Unë jo.

Nëse dëshironi që iPhone’t të prodhohen në Amerikë, edhe unë mund ta bëjë këtë të mundur. Dreqin, unë mund ta instalojë linjën prodhuese edhe në Kullën Trump nëse doni, por kostoja do të ishte shuuuumë e madhe. Unë duhet t`i mbulojë shpenzimet e mia, që përfshijnë fabrikat, fuqinë punëtore dhe transportin. E shihni, unë nuk prodhojë në Kinë vetëm se është më lirë, por sepse mijëra furnitorë janë atje, në një distancë të “pështyrjes” nga fabrikat e mia dhe nga një milion njerëz të cilët unë i punësojë gjatë sezonit të pikut.

Unë mund të bie më shumë robot në SHBA, natyrisht, por kjo do të kishte marrë muajt për trajnimin e tyre, derisa njerëzit mund të aftësohen për disa orë. Për më tepër, më tepër robotë do të thotë më pak vende pune.

Goditja e taksave të juaja të importit nuk do të ndihmojnë shumë në këtë ekuacion, por më jepni ulje të taksave, subvencionim për punësimin e njerëzve, energji të lirë elektrike dhe tokë falas, jam i bindur se do të arrinim ndonjë marrëveshje. Më tregoni se çfar numrash propozoni, dhe unë do të përgjigjem.

Por mbani mend: Ashtu si ju dëshironi të ndërtoni murin, dhe që ate dikush tjetër duhet të paguaj. Më lejoni t`ju them se as unë nuk kam me qenë ai që do të paguaj.

Të fala,

Terry Gou, Kryetar, Foxconn Technology Group.

(Ky shkrim reflekton pikpamjet personale të Terry Gous, dhe botohet si letër e hapur për Presidentin Donald Trump).

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK