Kështu gatuan fli në Prekaz deputetja Deliu-Kodra (VIDEO)

Video May 13, 2018 - 17:48
Blerta Deliu-Kodra po që është e zonja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra këtë fundjavë ka vizituar familjen e bashkëshortit të saj në Prekaz, shkruan “Zeri.info”.

Përveç vizitës deputetja është treguar mjaft modeste, madje edhe i ka përvjelë mëngët e ka filluar të gatuaj fli për familjarët dhe për shoqërinë e saj.

Pa asnjë kompleks të vetëm ajo ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, momente nga gatimi i flisë, përcjell “Zeri.info”.

Ajo si me shaka në “Facebook”, ka shkruar se “Me fi t’Prekazit s’ka”.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /ZËRI/