Hakmarrja e prindit: Do t’i vrasë të gjithë meshkujt e asaj familje

Video May 09, 2018 - 10:57
E bazuar në ngjarje të vërtetë! (video)

Në videon në vazhdim mund të shohim një ngjarje jo të rrallë në familjet shqiptare, që është ajo zgjedhja e problemeve dhe konflikteve me armë dhe vazhdimin e hasmërisë me vite e breza të tërë.

Kjo ngjarje fillon mes fëmijëve të një fshati, dy djem e rrahin një tjetër dhe ky i fundit shkon tek babai i tij dhe ankohet. 
Nga këto ngjarja merr një kthesë tjetër. Babai, duke menduar se po bën zgjedhjen e duhur, merr armën dhe del i vret dy fëmijët e fqinjëve. 

Babi i fëmijëve të vrarë betohet se “do të vrasë të gjithë meshkujt e asaj familje”. Vitet kalojnë dhe familja që kreu krimin mbetet e mbyllur në shtëpi, nga frika se betimi i që fqinji i tyre do ta realizonte betimin. 

Po kjo ngjarje këtu merr një kthesë më ndryshe nga shumë të tjera. Personi i dëmtuar, edhe pse afrohet të dera me një armë, ai thirr familjen me të cilën është në hasëm, dhe i dërgon në odën e burrave. Me dëshmitar për rreth ai vendos t’i fal vrasësit e djemve të tij, duke thënë si përfundim “më mirë të kesh një armik të fortë se sa një mike të ligë”.