Pensionohet Lionel Messi (Video)

Sport June 27, 2016 - 08:14

Lionel Messi ka paralajmëruar tërheqjen nga Argjentina pas dështimit në finale të Kupës së Amerikës

Lionel Messi e ka tronditur Argjentinën. Ylli i Barcelonës ka paralajmëruar pensionimin nga Argjentina pas dështimit në finale të Kupës së Amerikës

Ylli i Barcelonës dështoi për herë të katërtën që të fitoj trofe me Argjentinën. Për këtë, ai ka vendosur të pensionohet nga futbollit ndërkombëtar.

“Ekipi kombëtar ka përfunduar për mua. Janë katër finale të humbura dhe kjo nuk është për mua”, ka deklaruar Messi pas finales, përcjell Express.

“Është marrë vendimi, besoj. Unë ndihem shumë i mërzitur për momentin sepse kjo është duke ndodhur përsëri”, tha ai.

“Unë e humba penalltinë, që ishte shumë shumë e rëndësishme. Pra, kjo është”, përfundoi Messi. /Express/