Kombëtarja me ‘uniformë’ të re (Foto)

Sport May 30, 2016 - 20:51

Kombëtarja shqiptare do të ketë uniformë të re të dizajnuar enkas për ta

Imazhi është një pjesë e rëndësishme për një skuadër pjesëmarrëse në Evropian, kur dihet që kamerat e gjithë globit do të jenë fokusuar nga eventi më i rëndësishëm futbollistik i vitit.

E si për herë të parë, përkujdesje për imazhin po tregojnë edhe Kuqezinjtë, të cilët pas prezantimit të fanellave të reja, prezantuan edhe kostumet me të cilët do të lëvizin para ndeshjeve dhe pas ndeshjeve, te stiluara nga Altin Mici.

Kostumet u shpërfaqën në Austri, ku kuqezinjtë janë vendosur prej së dielës për fazën përgatitore të finaleve. /Express 

Image